Kosova dhe BE pajtohen për lehtësira të përkohshme për qytetarët serbë në zbatimin e Ligjit për të huajt

Kosova dhe BE pajtohen për lehtësira të përkohshme për qytetarët serbë në zbatimin e Ligjit për të huajt

Kosova dhe Bashkimi Evropian janë pajtuar që Ligji për të huajt, i cili fillon të zbatohet nga nesër, do të zbatohet me disa masa përmbajtësore shtesë.

 Këto masa lidhen me regjistrimin e banorëve serbë të Kosovës dhe personave me leje qëndrimi të përkohshëm.

Ujdi u arrit gjatë takimit të sotëm të kryeministrit Albin Kurti me emisarin e BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen.

 

Sipas marrëveshjes, punëtorëve serbë të arsimit dhe shëndetësisë, si dhe studentëve, do t’u mundësohet marrja e një leje të përkohshme qëndrimi me periudhë fillestare 12-mujore, si dhe njohja e letërnjoftimeve që posedojnë, deri në një zgjidhje të mëtejshme.

 

Ligjet për të huajt parashikojnë që të gjithë personat pa dokumente të Kosovës të pajisen me leje qëndrimi, ndërsa automjetet me targa të huaja nuk do të mund të qarkullojnë në vend për më shumë se tre muaj, përveçse me autorizim të veçantë.

 Megjithatë, pas takimit të së shtunës, u vendos që këto rregulla të mos zbatohen menjëherë për serbët e Kosovës pa dokumente kosovare. 

Ata do të mund të pajisen me leje të përkohshme deri në 12 muaj dhe të përdorin si dokument identifikimi letërnjoftimet e lëshuara nga struktura paralele në vend.

 

Në një konferencë për shtyp, Peter Sorensen vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës për zbatimin e ligjit dhe përpjekjet për integrimin e komuniteteve, duke theksuar se ndryshimet ligjore kërkojnë kohë, por përkushtimi i Qeverisë dhe kryeministrit Kurti për funksionimin e shërbimeve bazë (arsimi, shëndetësia) për komunitetin serb është i qartë.

 

Ligji për të huajt dhe ai për automjetet pritet të nisë zbatimin nga nesër, pasi është shtyrë dy herë. Ligji parasheh masa të rrepta për shtetasit e huaj që shkelin kushtet e qëndrimit, duke përfshirë gjobë dhe urdhër largimi nga vendi.

 

Ligji prek më së shumti shtetasit e Shqipërisë dhe Serbisë, duke përfshirë punonjësit dhe studentët e Universitetit në Mitrovicë të Veriut. Ligji për të huajt ishte miratuar më 2013, ai për automjetet më 2017, ndërsa zbatimi i tyre është shtyrë disa herë përmes fushatave informuese nga autoritetet e Kosovës.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy