Heqja e masave ndaj Kosovës, Mehmeti: Ishin të panevojshme, tani hapet rruga për takim të nivelit të lartë (VIDEO)

Heqja e masave ndaj Kosovës, Mehmeti: Ishin të panevojshme, tani hapet rruga për takim të nivelit të lartë (VIDEO)

Analisti Faton Mehmeti, në një lidhje live me studion e lajmeve në ‘MCN TV’, ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me heqjen e masave financiare ndaj Kosovës, duke i cilësuar ato si të panevojshme, por njëkohësisht një hap pozitiv për vendin.

 

Sipas Mehmetit, vendimi për heqjen e masave përbën një lehtësim për institucionet dhe qytetarët e Kosovës, pasi fondet tashmë mund të orientohen drejt përmirësimit të shërbimeve publike.

 

Këto masa ishin të panevojshme, sepse Kosova ka shtrirë sovranitetin e saj, që është obligim i çdo qeverie. Megjithatë, është pozitive që ato janë hequr dhe fondet do të dedikohen për shërbimet ndaj qytetarëve, ku vendi ka shumë nevojë.

 

Ai theksoi se pranimi i propozimit për çështjen e dokumentacionit për serbët në veri nga ana e kryeministrit Albin Kurti ka qenë një nga faktorët kyç që ka zhbllokuar procesin 3 vjeçar.

 

Analisti e cilësoi gjithashtu situatën si një manovër të diplomacisë europiane për të testuar qasjen e Kosovës, duke shtuar se presioni ndërkombëtar ka ndikuar në zbutjen e qëndrimeve politike të qeverisë.

 

Duket si një manovër e diplomacisë europiane për të provuar Kosovën. Presioni ndërkombëtar ka bërë të vetën dhe Kurti është zbutur politikisht në këtë proces.

 

Mehmeti paralajmëroi edhe zhvillime të reja në dialogun Kosovë–Serbi, duke nënvizuar se pritet të nisin përgatitjet për një takim të nivelit të lartë mes palëve, ndoshta që në muajin prill, ku fokusi kryesor do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

 

Do të fillojnë përgatitjet për një takim të nivelit të lartë, që mund të zhvillohet në prill, ku pritet të takohen Kurti dhe Vuçiç dhe fokusi do të jetë zbatimi i marrëveshjes së Ohrit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy