
Prej disa ditësh, para Kryeministrisë në Tiranë po zhvillohen protesta, ndërsa së fundmi është hapur debati nëse në organizimin e tyre kanë rol aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje nga Kosova. Vetë LVV-ja e ka mohuar një përfshirje të tillë.
I ftuar në emisionin “MCN Live”, gazetari Vudi Xhymshiti, nga “Gunpoëder Chronicles”, tha se përpjekjet për t’i lidhur protestat me agjenda politike të caktuara synojnë të minimizojnë pakënaqësinë qytetare.
Shqipëria është mëmëdheu i të gjithë shqiptarëve dhe çdo problem që prek qytetarët e saj shqetëson shqiptarët kudo që jetojnë.
Prandaj është krejtësisht e natyrshme që të ketë solidaritet dhe mbështetje ndaj protestave.
Etiketimi i protestuesve si pjesë e agjendave të ndryshme politike është një përpjekje për të zbehur frymën qytetare të reagimit publik.
Është një përpjekje për t’i veshur e për ti ndotur këto veprime patriotike te shqiptareve me agjenda dhe etiketime.
Janë thjeshtë përpjekje për ta thyer dhe shembur shpirtin revolucionar të popullit shqiptar, i cili po zgjohet për ti thënë JO pushtetarëve të cilët kanë vendosur ta plaçkitin atdheun me oligarkët, për ti thënë JO, politikanëve e sidomos z.Rama që prej 14 vitesh në pushtet, ka ndjekur një politikë krejtësisht pro-Beogradit dhe antishqiptare dhe për ti thënë JO të gjithë etniteteve tjera që duan të vinë dhe ta përdorin territorin, bukurinë natyrore dhe resurset tona për interesa te plaçkave te tyre ditore.
Ky është zgjim kombëtarë dhe si i tillë duhet të respektohet dhe politikanët që nuk kanë më legjitimitet të jene aty, duhet ti mbledhin plaçkat dhe të ikin nga aty.
Duke komentuar marrëdhëniet Shqipëri-Kosovë, Xhymshiti ngriti kritika të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar qeverisjen e tij si të dëmshme për sigurinë kombëtare të Kosovës.
Qeverisja e Edi Ramës përbën një kërcënim të drejtpërdrejtë për sigurinë kombëtare të Kosovës.
Për vite me radhë ai ka ndjekur politika që, sipas mendimit tim, kanë dëmtuar interesat e Republikës së Kosovës dhe kauzën kombëtare shqiptare në Ballkanin Perëndimor.
Qeverisja e z.Rama është kërcenim drejtpërdrejt për sigurinë kombëtare te Kosovës që kur ka emëruar Vlora Hysenin, në krye të SHISH, e cila në Kosovë ishte shkarkuar nga pozita e zëvendësshefes së AKI, duke qenë se ishte e dyshuar për ‘tregtimin’ e sekreteve shtetërore me shtetin armik të Kosovës, Serbinë.
Pra, me këtë rast, Rama ka ndërhyrë për ta shpëtuar atë nga hetimet e mundshme duke e emëruar në krye të SHISH dhe sapo e emëroi e çoj në vizitën e pare në Beograd, duke dëshmuar se besnikëritë e Tiranës zyrtare janë ndaj Beogradit dhe jo karshi Prishtinës, Washingtonit apo Londrës.
Zhvillimet e viteve të fundit kanë krijuar perceptimin se Tirana zyrtare ka treguar më shumë afërsi me Beogradin sesa me Prishtinën në disa çështje me interes kombëtar.



