Apeli për ish-krerët e UÇK-së/ Qeveria e Kosovës themelon grupin punues për strategjinë shtetërore

Apeli për ish-krerët e UÇK-së/ Qeveria e Kosovës themelon grupin punues për strategjinë shtetërore

Qeveria e Kosovës ka miratuar sot formimin e një grupi punues ndërinstitucional, i cili do të jetë përgjegjës për hartimin dhe bashkërendimin e një strategjie shtetërore lidhur me procedurat e Apelit në Dhomat e Specializuara të Hagës për katërshen e ish-krerëve të UÇK-së.

 

Gjatë hapjes së mbledhjes së qeverisë, kryeministri Albin Kurti e cilësoi këtë si një vendim tejet të rëndësishëm, duke ritheksuar qëndrimin e tij se aktgjykimi i shkallës së parë, që dënoi ish-udhëheqësit me 81 vite burgim, është i padrejtë moralisht dhe juridikisht. 

 

Ai njoftoi se ky grup i posaçëm do të kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca dhe do të ketë një përbërje të gjerë institucionale dhe parlamentare, duke tejkaluar dallimet partiake.

 

“Për këtë nevojitet një strategji shtetërore e kombëtare. Në Apel na duhet suksesi. Me këtë vendim po e konkretizojmë zotimin tonë që, me mjetet që kemi në dispozicion, të angazhohemi për drejtësi dhe për mbrojtjen e historisë së luftës së UÇK-së”, deklaroi Kurti.

 

Përveç vendimit për Gjykatën Speciale, kryeministri u ndal edhe te zhvillimet e fundit politike në vend. 

 

Ai përshëndeti zgjedhjen e presidentes së shtatë të Republikës së Kosovës gjatë javës së kaluar, duke nënvizuar se ky hap shënon përmbylljen e plotë të konstituimit të institucioneve shtetërore pas një periudhe të gjatë bllokadash.

 

Sipas Kurtit, vendi po i jep fund një cikli të gjatë fushatave të njëpasnjëshme elektorale dhe ngatërresave institucionale që nisën që prej janarit të vitit 2025.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy