Drejtori i Institutit për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, e cilëson të pritshme pretencën prej 45 vitesh burg për secilin, në gjykimin ndaj ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi, dhe Rexhep Selimi në Gjykatën Speciale në Hagë.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai nënvizoi nevojën për të pasur një trup mbrojtëse të unifikuar, në mënyrë që të mos ndodheshim në një situatë të tillë.
Sipas tij, secili prej mbrojtësve u munduan të mbronin klientin e tyre dhe duke mbrojtur klientët përkatës, pati dhe raste kur rëndohej pozita e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Është produkt i një mendësie politike të çoroditur që do t’i bëjë dëm politikës së Kosovës. Ishte e qartë se do të vinim në këtë ditë, imponimi i gjykatës speciale ishte kulmi i luftës hibride ruso-serbe, duke krijuar parakshte në funksion të misionit që kishte Beogradi pas luftës në Kosovë ndarjen e Kosovës.
Krijimi i Gjykatës Speciale është produkt i Beogradit, që të bëhet ndarja e Kosovës dhe aneksimi i Veriut. Me këtë pretencë në Hagë i bëhet gjykim gjithë UÇK-së. Pati përpjekje nga prokuroria të rishkruajë historinë e Kosovës dhe të UÇK-së, por UÇK ishte produkt i rrethanave historike. Ishte dhjetë vjetëshi i aparteidit serb që e kishte bërë domosdoshmëri krijimin e UÇK.
Organizata të tëra kishin punuar për çlirimin e Kosovës. Do të duhej të krijohej një trup unifikuese mbrojtëse që të përfshinte domosdoshmërinë e asaj lufte, se lufta u imponua. Dhe Prishtina zyrtare dhe Tirana zyrtare dështuan në këtë kuadër.
Secili prej mbrojtësve u munduan të mbronin klientin e tyre dhe duke mbrojtur klientët përkatës, pati dhe raste kur sulmohej UÇK-ja dhe për rrjedhojë u krijuan këto pasoja.



