Pakënaqësitë brenda VV/ Ministri Liburn Aliu jep dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryeparlamentar

Pakënaqësitë brenda VV/ Ministri Liburn Aliu jep dorëheqje pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryeparlamentar

Ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, ka dhënë dorëheqje sot nga posti i tij, një ditë pas zgjedhjes së Dimal Bashës si kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Në një deklaratë publike, Aliu tha se vendimi i tij për dorëheqje lidhet drejtpërdrejt me zgjedhjen e Bashës në krye të Kuvendit, duke e konsideruar këtë vendim si të papërputhshëm me idealet për të cilat ai është angazhuar politikisht.

Dua t’ju njoftoj që sapo e dorëzova te Kryeministri i Republikës së Kosovës, z. Albin Kurti, letrën e dorëheqjes sime nga detyra e ministrit. 

Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës. 

Dje, pas votimit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim.

Aliu ka shtuar se zgjedhja e djeshme e Kryetarit të Kuvendit, institucionit më të lartë, ku vendosen ligjet dhe jep llogari qeveria, nuk është në frymën e në lartësinë e atij ideali për Republikën që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për të.

Dimal Basha, i cili u zgjodh me 73 vota për, njihet për gjuhën e tij të vrazhdë kundrejt atyre që i konsideron kundërshtarë.

Në të paktën pesë postime gjatë muajit gushtit, ai e ka përdorur fjalën “langarecët” si një term ofendues që u referohet personave të pandershëm, që shfrytëzojnë të tjerët dhe nuk kanë integritet, duke kritikuar në këtë mënyrë opozitën, sistemin e drejtësisë, dhe mediat në Kosovë.

Ndërkaq Liburn Aliu është njëri nga themeluesit e Vetëvendosjes. 

Së bashkë me Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, ishin që nga organizata KAN, e cila më pas u kthye në Vetëvendosje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy