
Qindra shqiptarë po zhvillojnë një tubim në Hagë në mbështetje të të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit arrestuar pesë vite më parë.
Protesta po mbahet pranë Dhomave të Specializuara të Kosovës me seli në Hagë, vetëm një ditë përpara nisjes të dhënies së dëshmive nga mbrojtja.
Bardhyl Mahmuti, ish-përfaqësues politik i UÇK-së tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë nga Haga me studion e lajmeve të MCN Tv se ky tubim nuk është presion mbi institucion e drejtësisë, por një tërheqje vëmendje pasi procesi gjyqësore po rrezikon të përfundojë në padrejtsinë më të madhe të shekullit XXI.
Sipas Mahmutit, në tubimi janë bashkuar mijëra qytetarë.
Këtu nuk kemi ardhur për të bërë presioni mbi institucionet e drejtësisë, por kemi ardhur të protestojmë ndaj një procesi që mbështetet tek sajesat e përgatitura nga shërbimi sekret i Serbisë që ka vendosur në funksion të gjithë mekanizmat e vet për ta prezantuar UÇK-në si organizatë terroriste që gjoja ka bërë krime. Nuk jemi për të bërë presion, por për t’i tërhequr vëmendjen.
Procesi gjyqësor rrezikon të përfundojë në padrejtësinë më të madhe të shekullit XXI.
Janë disa mijëra bashkatdhetarë, por me qindra mijëra nuk kanë mundur të shkojnë në Hagë.
Nuk jemi të angazhuar politikisht në fushatë. Çështjet janë të ndara.



