Presidentja Osmani shpërndan parlamentin/ Ramabaja: Ky nxitim dëshmon se kemi të bëjmë me një komplot (VIDEO)

Presidentja Osmani shpërndan parlamentin/ Ramabaja: Ky nxitim dëshmon se kemi të bëjmë me një komplot (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nxjerrë sot dekretin për shpërndarjen e Kuvendit dhe ka shpallur zgjedhjet e reja.

Profesori nga Prishtina, Sadri Ramabaja, në një analizë për “MCN Live”, vlerëson se situata të çon në përfundimin se mund të kemi të bëjmë me një komplot të mbështetur nga jashtë.

 

Nuk e kishim parashikuar në këto përmasa, sepse komplotet zakonisht janë të vështira për t’u parashikuar, por ato shpesh ndihen paraprakisht. 

Kemi të bëjmë me një komplot të pastër, elementet e të cilit në ditët dhe javët në vijim do të dalin në sipërfaqe, kryesisht një komplot i mbështetur nga jashtë. 

 

Sipas Ramabajës, ka aktorë që kanë interesa të menjëhershme për ta mbajtur Kosovën në një situatë të brishtë politike.

 

E kam fjalën për ata që kanë interesa të menjëhershme për ta mbajtur Kosovën si një shtet të dështuar dhe është e qartë që për këtë interesin më të madh e ka Serbia. 

Por për fat të keq, ky inskenim ka gjetur mbështetje edhe nga oligarkë shqiptarë që kanë ndikim të theksuar në skenën politike, jo vetëm në Prishtinë, por edhe në Tiranë. 

 

Duke komentuar vendimin e presidentes Osmani, Ramabaja shtoi se mënyra e shpejtë me të cilën u mor vendimi ngre dyshime për komplote.

 

Ky nxitim dëshmon se kemi të bëjmë me një komplot. 

Situata politike u mundësua edhe nga qëndrimi i disa partive opozitare.

Komplotin e mundësuan edhe LDK dhe PDK, sepse nuk propozuan asnjë emër konsensual që do të ishte i pranueshëm për Lëvizjen Vetëvendosje, por edhe për koalicionin qeverisës. 

Në këtë drejtim duket qartë se interesi i atyre që tërheqin fijet e komplotit ishte që Kosova të rrëshqasë në një krizë politike dhe të shkojë në zgjedhje të parakohshme. 

Sipas meje, deklarata e Osmanit është e ndikuar nga egocentrizmi dhe hakmarrja politike. 

Ajo bëri një hap që nuk duhej ta bënte, sepse bie ndesh me Kushtetutën. Kuvendi nuk mund të shpallet inekzistent pa marrëveshje dhe pa votën e parlamentit, si dhe pa konsultimin e partive politike. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy