Deklarata e Daçiç për Prizrenin/ Gashi: Retorikë politike për vota, institucionet e Kosovës të mos bien pre e provokimeve

Deklarata e Daçiç për Prizrenin/ Gashi: Retorikë politike për vota, institucionet e Kosovës të mos bien pre e provokimeve

Deklarata e ministrit të Brendshëm dhe zëvendëskryeministrit të Serbisë, Ivica Daçiç, i cili gjatë një tubimi elektoral pohoi se “flamuri serb do të valëvitet në Prizren”, ka ngritur shqetësime të reja për raportet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

 

Në një analizë për “MCN Live”, eksperti i sigurisë, Milazim Gashi, e cilësoi këtë deklaratë thjesht si një retorikë politike me qëllime të pastra elektorale, e cila nuk ka asnjë skenar real për t'u zbatuar në terren.

 

Daçiç po mundohet ta shtrijë këtë çështje në elektorat. 

Këtu nuk kemi të bëjmë me një ndërhyrje të mirëfilltë, por me një lëvizje që ka rëndësi thjesht politike. 

 

Kjo u drejtohet atyre që kanë mundësi të votojnë brenda territorit të Serbisë, pasi nuk do të kenë mundësi të votojnë në Kosovë.

 

 Shihet qartë se ai po përpiqet të përfitojë politikisht dhe të fusë në lojë një grup që mund ta quajmë të lidhur me partinë e tij (SPS), i cili ka mbetur shumë i vogël në Kosovë.

 

 

 

Eksperti i sigurisë kujtoi se provokime të tilla nga ana e Daçiçit kanë qenë të shpeshta edhe në qeveritë e kaluara, duke përmendur si shembull arrestimet e policëve të Kosovës në brezin kufitar. 

 

Sipas tij, zëvendëskryeministri serb e ka të pamundur ta demonstrojë këtë si formë shantazhi ndaj institucioneve kredibile të Kosovës.

 

Institucionet e Kosovës duhet të jenë të kujdesshme dhe të mos bien pre e provokimeve të qëllimshme që lidhen me zgjedhjet e planifikuara për t'u mbajtur më 25 tetor në Serbi.

 

Daçiç e ka të pamundur ta demonstrojë këtë si formë shantazhi ndaj institucioneve kredibile të Kosovës.

 Për mendimin tim, kjo mbetet vetëm një spekulim. 

 

Unë kam qenë vetë dëshmitar kur Daçiçi ishte në Prizren në kohën e çlirimit dhe u largua prej andej me konvojin e tij në drejtim të Serbisë, ndonëse kishte mundësi të qëndronte. 

 

Në njëfarë mënyre, unë e kam përshëndetur largimin e tij nga Kosova dhe nga vendlindja e tij.

Realisht, ai mund të përshëndetet përfundimisht me Kosovën. 

 

Elementi i 'Daçiç' tashmë është një kartë e djegur. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy