Grenell: Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Trumpit

Grenell: Vjosa Osmani po manipulon fjalët e Trumpit

I dërguari i posaçëm i ish-presidentit amerikan, Donald Trump, për dialogun Kosovë–Serbi, Richard Grenell, ka akuzuar presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, se i ka shtrembëruar deklaratat e Trumpit lidhur me ndërhyrjen e tij në situatën e sigurisë në Ballkan.

Përmes një postimi në platformën X, Grenell ka rikujtuar nënshkrimin e Marrëveshjes së Ëashingtonit në vitin 2020 në Zyrën Ovale, duke thënë se presidentja Osmani nuk ka qenë pjesë e këtij procesi.

Ai ka reaguar pas deklaratës së Osmanit se ish-presidenti Trump e kishte ndihmuar Kosovën të shmangte një përshkallëzim të fundit të situatës me Serbinë.

“Turp për Vjosa Osmanin që manipuloi fjalët e presidentit Donald Trump. Trump u nominua për Çmimin Nobel për Paqen për rolin e tij në normalizimin ekonomik mes Kosovës dhe Serbisë në vitet 2019 dhe 2020 – përmes Marrëveshjes së Ëashingtonit të nënshkruar në Zyrën Ovale. Osmani nuk ishte pjesë e kësaj marrëveshjeje. Të pretendosh sikur ka diçka të re është absurde”, ka shkruar Grenell.

Presidentja Osmani, pak kohë më parë u shpreh se Trump ka ndihmuar në parandalimin e një përshkallëzimi të fundit të situatës së sigurisë në Kosovë nga Serbia – duke iu referuar zhvillimeve të fundit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy