Festimet e Vidovdanit në Kosovë/ Policia me kontrolle të rrepta në hyrje të Gazimestanit

Festimet e Vidovdanit në Kosovë/ Policia me kontrolle të rrepta në hyrje të Gazimestanit

Qindra qytetarë serbë janë nisur në mënyrë të organizuar nga komuna e Mitrovicës së Veriut për të shënuar festën e ashtuquajtur “Vidovdan”.

 

Ata janë transportuar me autobus drejt Graçanicës, ku është mbajtur një liturgji fetare, ndërsa më pas aktivitetet pritet të vijojnë në Gazimestan, afër Obiliqit, një vend ku prej vitesh zhvillohen tubime për këtë datë.

 

Gjatë gjithë lëvizjeve të pjesëmarrësve, Policia e Kosovës dhe misioni i KFOR-it kanë qenë të pranishëm, duke vendosur masa të shtuara sigurie dhe duke ushtruar kontrolle të rrepta në hyrje të Gazimestanit, me qëllim garantimin e rendit publik.

 

Vidovdani shënohet çdo vit më 28 qershor dhe lidhet me Betejën e Kosovës të vitit 1389, një ngjarje historike e cila ka një rëndësi të veçantë për komunitetin serb.

 

Autoritetet kanë bërë të ditur se masat e sigurisë janë marrë për të shmangur incidente dhe për të siguruar mbarëvajtjen e ceremonive në Graçanicë dhe zonat përreth.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy