Limaj kërkon kryeparlamentarin, Kurti ofron poste të tjera/ Spahiu: Ose lëshon pe njëra palë, ose Kushtetuesja të anulojë vendimin e vitit 2014 (VIDEO)

Limaj kërkon kryeparlamentarin, Kurti ofron poste të tjera/ Spahiu: Ose lëshon pe njëra palë, ose Kushtetuesja të anulojë vendimin e vitit 2014 (VIDEO)

Për të 52-ën herë radhazi, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të konstituojnë legjislaturën e re, duke thelluar më tej ngërçin institucional.

Në një lidhje për “MCN Live”, analisti Nexhmedin Spahiu u shpreh se kjo situatë është pasojë e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i cili, sipas tij, është burimi kryesor i krizës.

Sipas tij, vendimi i vitit 2014 ka prodhuar jo vetëm këtë krizë, por do të shkaktojë të tjera në të ardhmen, nëse nuk korrigjohet.

Dikur do ti vije fundit, por se kur është çështje me vete dhe nuk ka diçka ne horizont që duket se po e zgjidh këtë ngërç, shkaktuar nga një vendim i Gjykatës Kushtetuese 11 vite me parë, që përcaktonte se kryetari i Parlamenti i takonte partisë së pare dhe të njëjtën kohe ai duhet te votohet, një vendim jologjike dhe se çfarë është jologjike, nuk mund te jetë as joligjor.

Kushtetuta i jep të drejtën partisë së parë të propozojë kryetarin e Kuvendit, por njëkohësisht ky duhet të votohet nga shumica e deputetëve. 

Kjo është kontradiktë, nëse duhet të votohet, atëherë nuk ka kuptim që t’i takojë automatikisht partisë së parë

Gjykata Kushtetuese duhet të anulojë këtë vendim. Nuk mund të ecet përpara me kontradikta ligjore që e bllokojnë funksionimin e institucioneve. 

Nga ana tjetër, kryeministri në detyrë Albin Kurti ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të bashkëqeverisë me Nismën Socialdemokrate të Fatmir Limajt, dhe se i është bërë një ofertë konkrete për poste qeveritare përfshirë zëvendëskryeministrin dhe dy ministri, porse Limaj pranon vetëm atë të kryeparlamentarit. 

Por pengesa mbetet kërkesa e Limajt për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit, një kërkesë që Kurti nuk është i gatshëm ta pranojë. 

Kjo përplasje ka sjellë bllokimin e konstituimit të legjislaturës së re, duke e zgjatur krizën politike në vend.

Zgjidhja është e qartë: ose njëra palë duhet të lëshojë pe, ose Gjykata Kushtetuese duhet të ndërhyjë dhe të anulojë vendimin e vitit 2014 për të zhbllokuar situatën. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy