Xhymshiti: VV duhet ta shpallë organizatë terroriste Listën Serbe. Problemi qëndron te Prokuroria (VIDEO)

Xhymshiti: VV duhet ta shpallë organizatë terroriste Listën Serbe. Problemi qëndron te Prokuroria (VIDEO)

Gazetari Vudi Xhymshiti duke folur në edicionin e lajmeve në Mcn Tv theksoi se plotësohen të gjitha kushtet që Vetëvendosja ta shpallë Listën Serbe si organizatë terroriste. 

 

Gazetari vë në dukje se një vendim i tillë do të krijonte arsye të plotfuqishme për mospjesëmarrjen në zgjedhje të kësaj force politike, që sipas tij ka si qëllim minimin dhe destabilizimin e Kosovës.

 

Xhymshiti shton se VV-në e shqetëson fakti se mund të mos ketë bashkëpunim nga Prokuroria, në lidhje me shpalljen terroriste të Listës Serbe. Xhymshiti vë në dukje se sipas gjetjeve rezulton që prokurori të jetë i kompromentuar nga elemente të shtetit serb. 

 

Është hera e tretë që po përpiqet për t’u ndaluar. Është një përpjekje e VV-së që ta largojë nga mundësia për t’u certifikuar për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, pasi Lista Serbe ka si qëllim politikë ta vërë Kosovën nën thundrën e Serbisë dhe kanë qenë të përgatitur edhe për operacione paraushtarake, si sulmi i Banjskës.  VV duhet të ndërmarrë një hap që ta deklarojë Listën Serbe si organizatë terroriste, pasi i plotëson të gjitha kushtet, dhe në këtë mënyrë do krijojnë arsye të plotfuqishme ligjore pse Lista Serbe s’mund të marrë pjesë në zgjedhje. Mirëpo ajo që duket se VV e ka me shqetësim është se mbase s’do ketë bashkëpunim nga Prokuroria. Është çështje e prokurorisë që të mbledhë të gjitha faktet. Nga gjetjet tona prokurori është i kompromentuar nga elemente të shtetit serb, prandaj është tërhequr urdhër-arresti për Radoičić. Nëse Prokuroria do kishte në mendje mbrojtjen e interesit të Kosovës, nëse do kishim Prokuroria cilësore dhe që funksionon, do ta fajësoja VV-në pse s’po shkon drejt deklarimit organizatë terroriste të Listës Serbe, mirëpo kjo është situata. Kemi të bëjmë me një organizatë politike që mbetet e përkushtuar për ta minuar dhe destabilizuar Kosovën. Veprimtaria e Listës Serbe është anti-demokratike dhe anti-kushtetuese”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy