Vlora Hyseni, nga shkarkimi në AKI te SHISH/ Spahiu: Kur ka tradhtuar Kosovën, ja 'fik radaret' duke tradhtuar edhe Shqipërisë

Vlora Hyseni, nga shkarkimi në AKI te SHISH/ Spahiu: Kur ka tradhtuar Kosovën, ja 'fik radaret' duke tradhtuar edhe Shqipërisë

Vlora Hyseni ka një karrierë disa vjeçare në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, nga ku ajo ishte shkarkuar nga detyra nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

 

Duke kujtuar faktin se Hyseni u shkarkua në vitin 2021 nga udhëheqësit e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti, profesioni i Shkencave Politike Nexhmedin Spahiu, në një analizë për “MCN live", thekson se kalimi i saj në krye të inteligjencës së Shqipërisë ishte një veprim tërësisht i papërgjegjshëm nga ana e Kryeministrit Edi Rama.

 

Sipas tij, institucionet në Tiranë duhet ta parashikonin këtë dështim, duke përdorur shprehjen popullore se "kush tradhton babain e vet (Kosovën), e tradhton edhe xhaxhain (Shqipërinë)". 

 

Nuk e di se cili është rasti nëse vërtet ka pasur dyshime të bazuara apo ka qenë një padrejtësi që i është bërë nga ana e lidershipit politik.

 

Por, në Kosovë dhe në Shqipëri i bëhen padrejtësi nga ana e lidershipit por nuk do të thotë që duhet ta tradhtosh atdheun.

 

Vlora me vetë faktin se ka ndryshuar agjencinë vetë të inteligjencës, ka kaluar në një vend tjetër.

 

Vetë institucioni i Shqipërisë është dashur ta dijë se kush tradhton ‘babain’ e vetë e tradhton dhe ‘xhaxhain’. Ajo ka tradhtuar shërbimin e inteligjencës të Kosovës, pse të mos ta tradhtojë edhe atë të Shqipërisë, mandej ja ‘fik edhe të gjithë radarët’.

 

Veprim i papërgjegjshëm i kryeministrit, emërimi i Vlora Hysenit, por nuk duhet habitur se kur dikush tradhton Kosovën, s'mund të ketë dashuri më të madhe për Shqipërinë.

 

Duke parë mesazhet e shkëmbyera të saj, lë të kuptojë se mund të ketë pasur bashkëpunime edhe me Serbinë.

 

Nuk do të më bënte përshtypje një histori rozë, mes dy artistëve, por aspekti rozë i kësaj çështje nuk është fare relevant. 

 

 

Për Spahiun, skandali aktual nuk është thjesht një problem i brendshëm, por ka rrënuar plotësisht imazhin dhe besueshmërinë e Shërbimit Informativ të Shtetit shqiptar në sytë e partnerëve ndërkombëtarë dhe botës.

 

Problemi qëndron edhe vendosja e njerëzve të tillë në krye të institucioneve ku duhen certifikata sigurie, është një skandal tepër i madh, duhet kuptuar edhe si i tillë vihet në diskutim serioziteti i shtetit shqiptar edhe në botë do shikohet edhe si i tillë me dyshim në botë serioziteti i Shqipërisë në shërbimin inteligjent.

 

Ka humbur me këtë rast tërësisht imazhi i SHISH, imazhi i këtij institucioni në botë dhe me këtë reflekton në dëmin e imazhit të institucioneve të tjera.

 

Është rrënuar imazhi i këtij institucioni dhe në tërësi imazhi i Shqipërisë. 

Se deri ku ka shkuar kjo, duhet bërë një veçim nga shteti shqiptar.

 

Në krye të shtetit, nuk mund të vendosen njerëz që i japin prioritet ndjenjave personale. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy