Vetëm dy ditë pas mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë, kanë nisur të qartësohen emrat e deputetëve që pritet të jenë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit.
Procesi i numërimit të votave për kandidatët vijon ende nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ndërsa deri më tani është përpunuar më shumë se një e katërta e votave të hedhura.
Më poshtë janë kandidatët më të votuar në katër partitë kryesore politike shqiptare, bazuar në rezultatet e deritanishme:
Lëvizja Vetëvendosje (LVV)
Albin Kurti – 42,696 vota
Glauk Konjufca – 33,508 vota
Albulena Haxhiu – 19,181 vota
Hekuran Murati – 16,651 vota
Donika Gërvalla-Schwarz – 15,476 vota
Partia Demokratike e Kosovës (PDK)
Bedri Hamza – 20,762 vota
Përparim Gruda – 13,249 vota
Arian Tahiri – 11,607 vota
Uran Ismaili – 10,142 vota
Sala Jashari – 7,421 vota
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK)
Vjosa Osmani Sadriu – 13,682 vota
Lumir Abdixhiku – 12,371 vota
Doarsa Kica Xhelili – 9,903 vota
Hykmete Bajrami – 7,571 vota
Avdullah Hoti – 6,891 vota
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK)
Ardian Gjini – 7,665 vota
Ramush Haradinaj – 7,030 vota
Daut Haradinaj – 5,387 vota
Besnik Tahiri – 4,595 vota
Bekë Berisha – 3,586 vota
Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e drejtuar nga kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka dalë e para në zgjedhjet e 7 qershorit me 42.91% të votave.
Pas saj renditen:
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 21.08%
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 17.60%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) me 7.17%
Lista Serbe me 6.17%
Bazuar në projeksionet aktuale, përbërja e Kuvendit pritet të jetë:
LVV – 48 ulëse
PDK – 24 ulëse
LDK – 20 ulëse
AAK – 8 ulëse
Megjithatë, rreth 100 mijë vota nga diaspora dhe votat me kusht mbeten ende për t’u numëruar.
Sipas trendeve të zgjedhjeve të kaluara, këto vota mund të ndikojnë në shpërndarjen e rreth pesë mandateve.



