Halimi: Ligji për Gjykatën Speciale ka defekte, u bë me shpejtësi (VIDEO)

Halimi: Ligji për Gjykatën Speciale ka defekte, u bë me shpejtësi (VIDEO)

Drejtori ekzekutiv për Institutin e Studimeve Europiane Globale, Jeton Halimi, thotë se ligji i miratuar për Gjykatën Speciale nga Kuvendi i Kosovës, ka defekti.

 

Duke folur për MCN Live lidhur me miratimin nga Kuvendi i Kosovës të ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar, pasi katër ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës u dënuan më 16 shtator me gjithsej 81 vjet burgim për krime lufte, deklaron se ligji është bërë me shpejtësi.

 

Besoj se ky ligj është bërë me shpejtësi dhe nuk do të ketë ndonjë efekt siç flitet dhe thuhet. Është një nismë e mirë, por nuk pritet efekt juridik. Avokatët që po përfaqësojnë katërshen e krerëve të UÇK, duhet të bashkëpunojnë me avokatët e Kosovës. 

 

Më mirë të angazhohemi në mbrojtjen në Apel në shkallën e dytë. Do i kisha lutur dhe avokatët e tjerë që mos të japin diçka e cila nuk mund të bëhet. Nëse bëhet shpallja, janë lista e veprave penale se çfarë mund të falë presidentja, janë vepra të klasifikuara. 

 

Duhet të drejtohemi në Gjykatën e Apelit, pasi kjo gjykatë është mbi shtetin e Kosovës. Ligji ka defekte e ka pranuar dhe Kryeministri.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy