Kriza politike në Kosovë/ Haliti: Kurti po vendos pushtet personal, Osmani nuk e mund dot (VIDEO)

Kriza politike në Kosovë/ Haliti: Kurti po vendos pushtet personal, Osmani nuk e mund dot (VIDEO)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka shpërndarë Parlamentin, një vendim që ka shkaktuar reagime të forta nga partitë opozitare dhe përplasje politike mes udhëheqësve të vendit.

 

Në një lidhje për MCN TV, deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, komentoi situatën duke e konsideruar vendimin e Osmanit si të paprecedent dhe të paplanifikuar në bashkëpunim me partitë opozitare.

 

Partitë opozitare nuk kanë arritur të gjejnë një kandidat të pranueshëm për të dyja palët, por ky epilog është planifikuar me kohë nga Vetëvendosje. Qëllimi i Kurtit është që të vendosë Kosovën prapë në zgjedhje të reja ose ta zvarrisë çështjen e zgjedhjes së presidentit. 

 

Ajo që ndodhi ishte e papritur, sepse presidentja nxori një dekret pa konsultim me partitë për shpërndarjen e Kuvendit. Shpresoj që ajo nuk ka tagrin të shpërndajë Kuvendin njëanshëm, sepse kjo është e drejtë e deputetëve.

 

Ai theksoi se Osmani ka dy arsye për këtë vendim: së pari, për të siguruar mbështetjen e Vetëvendosjes, që nuk ndodhi; dhe së dyti, për të përgatitur një marrëveshje që ta kandidonte vetë për Kryeministre. 

 

Haliti shtoi se Kosova është republikë parlamentare dhe vendimi i Osmanit nuk ishte i mbështetur plotësisht nga ligji, duke parashikuar se Gjykata Kushtetuese mund të ndërhyjë për ta shqyrtuar çështjen.

 

Ky konflikt është i pranishëm prej kohësh, por përplasjet publike nuk janë shumë të dukshme. Pozicionimet e kundërta janë parë kryesisht në kontaktet që Osmani ka pasur, duke krijuar njëfarë tensioni mes saj dhe Kurtit. 

 

Kurti po vendos për pushtet personal, ndërsa Osmani kërkonte një mandat tjetër, por besoj se kjo e fundit nuk mund ta mundë dot Kurtin. Nuk ka askush interes që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme, pasi kjo do të shpenzonte kohë dhe buxhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy