Arrestohet prokurori Beqë Shala në Prizren, i dyshuar për marrje ryshfeti

Arrestohet prokurori Beqë Shala në Prizren, i dyshuar për marrje ryshfeti

Prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Beqë Shala, është arrestuar sot nën dyshimin për marrje ryshfeti.

Sipas njoftimit zyrtar, me urdhër të Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Policinë e Kosovës, në bashkëpunim me Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, kanë realizuar arrestimin e tij.

Shala dyshohet se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, ndërsa pritet të dalë para organeve kompetente për procedurat e mëtejshme ligjore.

I dyshuari B.Sh., prokuror në Prokurorinë Themelore të Prizrenit, është arrestuar në vendin e punës.

Prokuroria Speciale së bashku me Policinë e Kosovës, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore, në përputhje me Kodin e Procedurës Penale dhe ligjet në fuqi.

Hetimet po vazhdojnë për të sqaruar rrethanat e dyshimeve për korrupsion dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore të palëve të përfshira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy