10 të vdekur në vendet e punës në katër muaj, protestë për 1 Maj në Kosovë

10 të vdekur në vendet e punës në katër muaj, protestë për 1 Maj në Kosovë


Sot në Kosovë shënohet 1 Maji, Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve.

Federata Sindikale e Punëtorëve të Sektorit Privat ka paralajmëruar protestë, ndërkohë që deri më tani, gjatë këtij viti, 10 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e punës.

 

Ministri i Punës, Andin Hoti, më 13 prill mori vendim për një aksion të jashtëzakonshëm të inspektimeve në vendpunishte.

Si rezultat, në 17 vendpunishte janë ndaluar punimet me vendim të Inspektoratit Qendror të Punës.

 

Në rastet e vdekjeve dhe lëndimeve të rënda në vendin e punës, deri më tani janë shqiptuar dënime minimale.

 Kur punëtorët vdesin në vendin e punës për shkak se kompanitë nuk marrin masa mbrojtëse, ligji parasheh dënim deri në 12 vjet burgim, por në aktgjykimet e analizuara nuk është shqiptuar asnjë dënim i tillë. Për këto vendime kanë dhënë arsyetim në Këshillin Gjyqësor.

 

Ministria e Punës ka ndërmarrë një aksion të jashtëzakonshëm 15-ditor për inspektimin e vendpunishteve. 

 

Sipas të dhënave të publikuara të dielën, gjatë 48 orëve të fundit Inspektorati Qendror i Punës ka ndaluar punën në 27 vendpunishte të ndërtimtarisë, ndërsa që nga fillimi i aksionit, në më shumë se 100 të tilla.

 

Ka të dhëna të ndryshme për numrin e të vdekurve në vendin e punës gjatë vitit të kaluar. 

 

Sipas Inspektoratit, 19 punëtorë kanë humbur jetën, ndërsa sipas Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, ky numër është mbi 30.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy