Vudi Xhymshiti, gazetar investigativ tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se grupe kriminale pas të cilave fshihen dhe interesa serbe po përpiqen që ta portretizojnë Gjykatën e Hagës të Kosovës si Gjykatë të Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë.
I kam hulumtuar, verifikuar dhe jam përpjekur t’i kuptoj vërtetësinë e pretendimeve të grupeve të organizuara të cilët janë duke u përpjekur ta portretizojnë Hagën si një gjykatë e Serbisë, e themeluar nga Serbia për Serbinë. I kam sqaruar për publikun. Gjykata e Hagës është themeluar nga vetë institucionet e Republikës së Kosovës, është vetë ish-presidenti Hashim Thaçi që ka thënë se të gjithë ata që nuk e votojnë Hagën janë tradhtarë të kombit.
Ky ka qenë obligimi im personal për ta sqaruar tek publiku që grupet e organizuara prapa etniteve kriminale gjithashtu dhe interesave të Serbisë janë duke u përpjekur ta portretizojnë Gjykatën e Hagës të Kosovës si Gjykatë të Serbisë, gjë që nuk është e vërtetë. Procesin sesi Gjykata e Hagës e zbaton në raport me drejtësinë është çështje e ekspertëve.
Sipas Xhymshitit, Serbia nuk ka hequr dorë ende nga operacionet për destabilizimin e Kosovës. Sipas gazetarit, Vuçiç ka aleatë në Prishtinë.
Ajo çka është evidente është që pa nënshkrimet të marrëveshjes së bashkërendimit të politikave të jashtme të Beogradit zyrtar me Moskën zyrtare në shtator të 2022 operacionet për të orkestruar destabilizimin e rajonit të Ballkanit dhe Republikës së Kosovës janë ende në funksion, ende në lojë. Vuçiç asnjëherë nuk ka treguar një shenjë të caktuar që duan të tërhiqen nga një lojë e tillë. Vuçiç ka aleatë në Prishtinë, ka media që transmetojnë diskursin e tij agresiv kundër Kosovës dhe përpiqen ta fshehin përfshirjen e tij dhe të Republikës së Serbisë në operacionet destabilizuese në Kosovë.
Më tej Xhymshiti tha se sipas informacioneve që ai ka Rama ka qenë në dijeni të plotë për veprimet që do të ndërmerrte Serbia më 24 shtator në Banjskë.
Fatkeqësisht Republika e Kosovës nuk e ka në krahun e saj Republikën e Shqipërisë, pasi Tirana zyrtare e ka dëshmuar qartë që është në favor të politikës agresive të Beogradit zyrtar. Në ditën kur ishte 24 shtatori, kur Serbia po përpiqej ta aneksonte veriun e Kosovës atë ditë Rama doli me një deklaratë duke propozuar një konferencë ndërkombëtare të paqes mes Kosovës dhe Serbisë ku thoshte që Kosova duhet ta pranojë realitetin e ri. Për një realitet që sipas informacioneve tona ndërkombëtare, thuhej që Rama ka qenë në dijeni të plotë që Serbia do të ndërmerrte një veprim të tillë paraushtarak për t’u përpjekur të aneksojë veriun e Kosovës në mënyrë që të krijojë një realiteti të tillë të ri, për të cilin Edi Rama bënte zhurma gjatë ditës së 24 shtatorit ku thoshte se do të propozojmë në konferencë të paqes ndërkombëtare ku Kosova do duhet ta njohë realitetin e ri në terren.



