Analisti Ilir Kulla për djegien e Kuranit në Kosovë, e sheh të lidhur me afrimin e muajit të Ramazanit.
Ai tha për emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV se përdorimi i përçarjes fetare në këto kushte, mund të jetë dorë e Serbisë për të futur në sherr shqiptarët.
Sipas tij, nuk ka betejë më të sigurt për t’i përçarë shqiptarët, se sa t’iu fusësh përçarjen fetare.
Ndodh dy javë para Ramazanit është një popullsi që e ndjek me rite dhe çështja e besimeve janë dogmë, e beson ashtu siç është. Ndodh pikërisht në një moment kur Kosova ka kaluar një vit të tërë jostabiliteti, kemi të njëjtën gjë edhe pse kanë mbaruar zgjedhjet, në pritje të kësaj, apo asaj.
Ngjarja ka ndodhur në zonën e Gjakovës dhe djegia e Kuranit është bërë në një rajon ku prej dy vitesh ka nisur një lëvizje, që quhet lëvizja për rikthimin në katolik. Por shqiptarët e Kosovës nuk kanë qenë katolikë, ato rajone aty ku po flasim ata kanë qenë ortodoks dhe në manastirin e Deçanit dhe Pejës kur hyn, shikon që në ikonat që janë në mur janë shqiptarët me plisa ortodoksë që shkojnë te prifti.
Dhe të thuash që do i kthesh në origjinë, në fenë katolike ti bën gabim, se jo të gjithë janë katolikë. Përdorimi i përçarjes fetare në këto kushte, përfshi dhe djegien e Kuranit është hedhje benzinë zjarrit. Më duket si dora e Serbisë që t’i fusë në sherr shqiptarët.
Ka një problem që sherri me dogmën po filloi është shumë vështirë të ndalojë dhe kur e gjithë situata e stabilitetit politik në Kosovë, nuk është se ka qenë e mirë. Nuk ka betejë më të sigurt për t’i përçarë shqiptarët, se sa t’iu fusësh përçarjen fetare.



