Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Prishtina ngrihet sot në protestë gjithëpopullore

Dënimi i ish-krerëve të UÇK-së, Prishtina ngrihet sot në protestë gjithëpopullore

Në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, duke filluar nga ora 16:00, do të mbahet një protestë masive gjithëpopullore. 

 

Tubimi organizohet nga platforma qytetare “Liria ka Emër” në mbështetje të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

 

Kjo lëvizje vjen si kulmi i revoltës qytetare që po vazhdon prej 15 ditësh radhazi në kryeqytet. 

 

Protestuesit kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale të shpallur më 16 shtator, i cili i dënoi ish-krerët e UÇK-së me një total prej 81 vjet burgim për krime lufte:

• Hashim Thaçi – 25 vjet burgim

• Jakup Krasniqi – 25 vjet burgim

• Kadri Veseli – 18 vjet burgim

• Rexhep Selimi – 13 vjet burgim

 

Nën moton “Jo në emrin tim!”, organizatorët kanë njoftuar se do të ketë transport të organizuar nga të gjitha qytetet e Kosovës për t'u bashkuar kundër asaj që e cilësojnë si një padrejtësi të madhe historike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy