Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se është arritur dakordës për një garim të përbashkët me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në zgjedhjet e ardhshme të 7 qershorit.
Sipas Abdixhikut, bashkëpunimi do të realizohet përmes një liste të përbashkët brenda LDK-së, pa përfshirjen e partive të tjera në këtë listë, ndërsa mund të ketë vetëm koalicione të vogla me subjekte të tjera politike.
Ai theksoi se marrëveshja nuk është e bazuar në kushte, por në mirëbesim dhe në nevojën për bashkim brenda partisë.
U dakorduam të formalizojmë me Vjosa Osmanin garimin e përbashkët në zgjedhjet e ardhshme.
Bashkëpunimi ynë është me një listë të përbashkët brenda LDK-së. S’ka parti të tjera brenda listës së LDK-së, mund të kemi koalicione të vogla me parti të tjera, tash po flasim për një bashkëpunim brenda LDK-së.
Asnjë kusht me Vjosën nuk e kemi pasur. Nuk është relacion kushtëzimesh, është relacion i kuptimit të nevojës së përbashkimit të të gjithëve brenda LDK-së, dhe ky nënkupton që ne ndërtojmë relacione mbi mirëbesim.



