Spahiu: Vendimi i GJK i jep kohë Kosovës të zgjidhë çështjen e Presidentit. Osmani ka zero gjasa që të rizgjidhet (VIDEO)

Spahiu: Vendimi i GJK i jep kohë Kosovës të zgjidhë çështjen e Presidentit. Osmani ka zero gjasa që të rizgjidhet (VIDEO)

Nexhmedin Spahiu, profesor  tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e MCN Live se vendimi i GJK i jep kohë Kosovës të zgjidhë çështjen e Presidentit dhe të mos futet në telashe akoma më të mëdha.

 

Duke vijuar Spahiu tha se ky vendim ka qenë një lajm i gëzuar për të gjithë partitë politike dhe sidomos për VV dhe Albin Kurtin.

 

Sipas Spahiut, gjasat që Osamni të zgjidhet sërish Presidente janë zero.

 

Vendimi i GJK jep dhe pakëz kohë që Kosova të zgjidhë problemin e zgjedhjes së Presidentit dhe të mos futet në telashe akoma më të mëdha, të mos futet në ngërçe më të mëdha si zgjedhje që do prodhojnë rezultate që do të ngatërrojnë situatën akoma dhe më shumë. 

 

Përbën lajm të gëzuar për LVV dhe Kurtin sepse i jep dhe një mundësi, madhe për shumicën e partive se u zgjatet mandati dhe për pak kohë dhe rritet mundësia ta çojnë mandatin deri në fund. Ka qenë lajm i gëzuar për klasën politike. Përfundimi i mandatit dhe shkuarja në zgjedhje të reja e dimë që nuk prodhon ndonjë gjë të mirë. 

 

Për Osmanin shtigjet janë të mbyllura. Përderisa i ka prishur punët me Kurtin dhe VV gjasat për t’u zgjedhur i ka të barabarta me zero. 

 

Shtrohet pyetja sa do të jetë e gatshme opozita të propozojë një kandidat për President dhe Kurti ta pranojë atë që të kemi president të ri ose zvarritje të pafundësi.

 

Nuk përjashtohet, përshtypja e përgjithshme është sikur Kurti i pëlqen ngërçet dhe do vazhdojë kjo situatë. 

 

Nuk e besoj. Nuk mund të jetë interes i një kryeministri që vendi i tij të ndodhet në ngërçe politike. 

 

Axhenda e Osmanit është t’i futet garës politike, të formojë një listë të veten dhe të futet në koalicion me LDK-në. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy