Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë: Zvërneci dhe Sazani nuk janë në shitje

Protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë: Zvërneci dhe Sazani nuk janë në shitje

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist zhvilloi të enjten një protestë para Ambasadës së Shqipërisë në Kosovë, në shenjë solidariteti me protestat që po mbahen në Shqipëri kundër projekteve të zhvillimit turistik në zonat bregdetare të Zvërnecit dhe Ishullit të Sazanit.

 

Protestuesit brohoritën slogane si “Rama e Berisha në burg” dhe “Toka është e popullit”, duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj projekteve për investime turistike luksoze në këto zona të mbrojtura natyrore.

 

Në emër të kolektivit, Liridona Sijarina deklaroi se protesta synon të mbështesë qytetarët në Shqipëri që po kundërshtojnë projektet të cilat, sipas saj, rrezikojnë pasuritë natyrore dhe interesin publik.

 

“Sot kemi dalë këtu për të shprehur solidaritetin tonë me protestat në Shqipëri, që po zhvillohen për mbrojtjen e tokës dhe natyrës në Zvërnec, Sazan dhe më gjerë”, tha ajo.

 

Sijarina iu referua gjithashtu marrëveshjes së përfolur ndërmjet Jared Kushner dhe kryeministrit Edi Rama, duke pretenduar se ajo synon t’u kalojë investitorëve privatë pasuri që, sipas saj, i përkasin publikut.

 

Sipas saj, Zvërneci dhe Sazani, të konsideruara ndër zonat më të rëndësishme natyrore të Shqipërisë, përballen me rrezikun e privatizimit dhe shndërrimit në resorte luksoze.

 

Ajo argumentoi se protestat në Shqipëri po sfidojnë modelin aktual të zhvillimit ekonomik dhe politikat qeveritare, të cilat, sipas saj, favorizojnë interesat e kapitalit të madh në dëm të mjedisit dhe komuniteteve lokale.

 

Në fjalën e saj, Sijarina theksoi se protestuesit në Kosovë mbështesin qytetarët shqiptarë në kundërshtimin e projekteve që, sipas tyre, cenojnë natyrën dhe interesin publik.

 

Sot prej Kosovës ne ua kumtojmë shoqeve e shokëve tanë në Shqipëri, e krejt popullit shqiptar atje, që lufta e tyre është edhe e jona. E themi qartë se kjo luftë është po aq e drejtë sa edhe e domosdoshme. 

Që populli shqiptar nuk mund të jetë i lirë kur pranga të miliarderëve zionistë po zbarkojnë edhe në Shqipëri, për me kolonizu edhe tokat shqiptare. 

Prandaj, sot e përherë rreshtohemi krejt drejt edhe pranë atyre që sot po luftojnë për veten edhe tokat e tyre. Për natyrën dhe për jetën. 

Edhe qëndrojmë të bindur se, populli shqiptar do të triumfojë. Edi Rama dhe miqtë e tij do të mposhten. 

Zvërneci, Sazani, Rrjoll, Lumi i Vjosa s e çdo cep i vjedhur, do t’i kthehen Shqipërisë dhe popullit shqiptar. 

Dhe e vetmja koloni që do të qëndrojë është ajo e flamingove.

 

Protesta u mbajt në shenjë solidariteti me demonstratat e zhvilluara ditët e fundit në Shqipëri kundër projekteve të zhvillimit turistik në disa prej zonave më të njohura bregdetare të vendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy