Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Osmani shpërndan Kuvendin: Vendin e sollën këtu njerëz të papërgjegjshëm

Kosova drejt zgjedhjeve të reja, Osmani shpërndan Kuvendin: Vendin e sollën këtu njerëz të papërgjegjshëm

Kosova do të shkojë në zgjedhje të parakohshme parlamentare pasi Kuvendi dështoi të zgjedhë presidentin e ri brenda afatit kushtetues. 

 

Në një konferencë për shtyp, presidentja Vjosa Osmani njoftoi shpërndarjen e Parlamentit dhe shpalljen e zgjedhjeve të reja, duke akuzuar klasën politike për bllokimin institucional.

 

Osmani tha se afati kushtetues për zgjedhjen e presidentit skadoi në mesnatën e 5 marsit dhe se deputetët kishin pasur 23 ditë kohë për të përmbushur këtë detyrim. 

 

Ky nuk ishte një dështim i rastësishëm, por një veprim i kalkuluar. Kam vendosur të shpërndaj Kuvendin dhe të shpall zgjedhjet e reja. Qytetarët nuk kanë dashur zgjedhje, këtë e ka krijuar dështimi i Kuvendit.

 

Presidentja theksoi se vendi është sjellë në këtë situatë nga “njerëz të papërgjegjshëm me qëllime të rrezikshme”, ndërsa shtoi se vendimi i saj synon të mbrojë rendin kushtetues.

 

Gjatë konferencës, Osmani komentoi edhe debatet për amendamentet kushtetuese që parashikojnë zgjedhjen e presidentit drejtpërdrejt nga populli. 

 

Ajo sqaroi se edhe nëse amendamentet do të miratoheshin, ato nuk do të ndikonin në zgjedhjen e presidentit të ardhshëm të menjëhershëm dhe nuk lidhen me mundësinë e rikandidimit të saj.

 

Në fund, Osmani theksoi se qytetarët kanë nevojë për qartësi dhe institucione funksionale. 

 

Jam e vetëdijshme që dekreti mund të kundërshtohet në Gjykatën Kushtetuese, por kurrë s’kam qenë më krenare sesa për këtë vendim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy