Mandatimi i Konjufcës për krijimin e qeverisë/ Gashi: Po përdoret si karrem, Kurti po kopjon Thaçin

Mandatimi i Konjufcës për krijimin e qeverisë/ Gashi: Po përdoret si karrem, Kurti po kopjon Thaçin

Analisti Milazim Gashi mandatimin nga Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, të Glauk Konjufcën për formimin e qeverisë së re të Kosovës, e sheh përdorim të tij si karrem nga Albin Kurti.

 

Në një intervistë për edicionin e lajmeve të MCN TV, ai deklaroi se Albin Kurti po merr një model të ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili lëshoi pozitën e vetë duke kaluar ministër i Jashtëm dhe zëvendëskryeministër.

 

Albin Kurti po kopjon infrastrukturën e Hashim Thaçit. Statistikat e sakta do i shohim pas balotazhit që do të mbahet ditën e diel. 

 

Mund të ketë koalicione të koduara me LDK. Është lëvizje taktike e Kurtit se nuk ka mbështetje ndërkombëtare dhe as numrat në parlament. Është veprim i mençur i tij dhe pas ditës së diel do shohim se zoti Kurti dhe partia e tij po ripozicionohet. 

 

Zoti Kurti po mendon të bëhet President i Kosovës dhe t’ia kalojë mandatin e kryeministrit PDK-së ose LDK-së. Kosova do të shohë një zgjidhje të problemit pas balotazhit lokal të së dielës.

 

Zoti Konjufca ka lidhje të afërt dhe me PDK dhe LDK dhe nga Lëvizja Vetëvendosje është përdorur çdo herë si karrem sa herë Lëvizja Vetëvendosje ka pasur problem. 

 

Zoti Konjufca gëzon mbështetje popullore më shumë se zoti Kurti dhe zgjidhja e këtij ngërçi do të jepet pas balotazhit të së dielës. 

 

Në rast se zoti Konjufca ka rënë pre e provokimeve të zotit Kurit, do të kalkulohet si një lider i djegur pas zotit Kurti dhe ne do të kalojmë në sistemin kalendarik të zgjedhjeve për 40 ditë, nëse zoti Konjufca nuk merr votat.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy