Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimi Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka bërë thirrje për formimin sa më të shpejtë të institucioneve pas zgjedhjeve të 7 qershorit, duke theksuar nevojën për kompromis politik ndërmjet partive për zgjedhjen e presidentit të vendit.
I ftuar në “MCN Live”, analisti i sigurisë Milazim Gashi, duke komentuar reagimet e ndërkombëtarëve, e cilësoi Albin Kurti si një “kamikaz politik” dhe si pengues i procesit për zgjedhjen e Presidentit në Kosovë.
Deklarimet e fundit edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit janë një sinjal i qartë politik.
Zakonisht kemi parë ambasadat në Prishtinë të deklarohen për elemente teknike dhe politike në Kosovë, por reagimi i DASH përbën një sinjal më vetëdijësues për klimën politike në vend.
Sipas tij, Albin Kurti, pavarësisht mbështetjes së madhe elektorale, e ka futur vendin sërish në prag zgjedhjesh.
Ta quaj ish-kryeministrin Kurti, i cili me 51% të votave e futi Kosovën sërish në prag të zgjedhjeve, një kamikaz politik.
Faturimi i raporteve që kanë shkuar në DASH, diku rreth 70%, i faturohet Kurtit si penguesi më i madh i moszgjedhjes së Presidentit të Kosovës.
Departamenti Amerikan i Shtetit, përmes ambasadës amerikane në Prishtinë, monitoron zhvillimet parlamentare dhe seancat në Kuvendin e Kosovës.



