“Ethet” për presidentin e ri të Kosovës/ Halimi: Kurti duhet të zgjedhë një kandidat nga shoqëria civile ose akademikët

“Ethet” për presidentin e ri të Kosovës/ Halimi: Kurti duhet të zgjedhë një kandidat nga shoqëria civile ose akademikët

Kanë nisur spekulimet dhe pritjet për zgjedhjen e presidentit të ri të Kosovës. Analisti politik, Jeton Halimi, në një lidhje Skype me MCN Informacion, ka theksuar se kryeministri Albin Kurti duhet të identifikojë një kandidat konsensual nga shoqëria civile ose akademike, duke shmangur përplasjet politike që mund të çojnë vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

 

Kurti ka manovruar me emrin e familjes së madhe dhe legjendare Jashari dhe nuk e di pse ka bërë të tilla kalkulime politike. Ka mbetur shumë pak kohë dhe jemi shumë vonë. 

 

Duhet të gjendet patjetër një kandidat potencial. Kosova nuk ka luksin të shkojë në zgjedhje, pasi vitin e kaluar kemi pasur katër palë zgjedhje dhe është dëmtuar ekonomia. Kurti është në dorë të tij për të arritur një marrëveshje me LDK-në dhe për të evituar zgjedhjet e parakohshme. 

 

Duhet gjetur një kandidat konsensual nga jashtë, nga shoqëria civile ose ajo akademike. Osmani nuk ka gjasa të jetë sërish presidente. Nëse Kurti nuk arrin të bëjë zgjedhjen e tij sa më parë, shteti mund të shkojë drejt humnerës. 

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy