Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes/ Akuzat ndaj krerëve të UÇK-së mbeten në fuqi

Gjykata Speciale rrëzon kërkesën e mbrojtjes/ Akuzat ndaj krerëve të UÇK-së mbeten në fuqi

Gjykata Speciale ka marrë vendimin për të rrëzuar mocionin e mbrojtjes së krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke lënë në fuqi të gjitha akuzat ndaj tyre.

Trupi gjykues i çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit ka vendosur që të mos pranojë kërkesën e përbashkët të ekipeve mbrojtëse për të hequr disa akuzat për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

Mbrojtja e të akuzuarve kishte kërkuar që akuzat lidhur me periudhën e aktakuzës të rrëzoheshin, duke argumentuar se nuk kishte pasur një konflikt në Kosovë pas qershorit 1999 dhe para fundit të majit 1998. 

Sipas kësaj kërkese, duhej të heqeshin akuzat për incidentet që kishin ndodhur para ose pas këtyre datave.

Sidoqoftë, gjykata ka vlerësuar se pranimi i kërkesës do të çonte në fragmentarizimin e çështjes dhe do të komplikonte më tej procesin.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, ndodhen në paraburgim në Hagë që nga viti 2020, ku Zyra e Prokurorit të Specializuar i ngarkon ata me akuza për krime lufte të pretenduara. 

Ata kanë deklaruar se janë të pafajshëm për të gjitha akuzat që rëndojnë mbi ta.

Gjykimi ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit ka nisur më 3 prill 2023 dhe pritet të vazhdojë në muajt në vijim.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy