Pranga ish-administratorit të aeroportit Vlorë, Valon Lluka akuzohet për mashtrim

Pranga ish-administratorit të aeroportit Vlorë, Valon Lluka akuzohet për mashtrim

Valon Lluka, ish-administratori i aeroportit të Vlorës, është vënë në prangat e policisë së Kosovës, i akuzuar për mashtrim.

 

Biznesmeni, është prangosur nën dyshimin e konsumit të tre veprave penale dhe konkretisht “Mashtrimi”, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike” dhe “Lidhja e kontratës së dëmshme”.

 

Mbetet e paqartë nëse prangosja e tij ka të bëjë me akuzat e biznesmenit Behgjet Pacolli, i cili pretendon se Lluka ka ërë pagesa në shuma prej 1.6 milionë eurosh për një kompani nga Emiratet Arabe, lidhur me shërbime të cilat nuk janë kryer.

 

“Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar një person me inicialet V.Ll., në kohëzgjatje prej 48 orësh, për shkak se i njëjti dyshohet për kryerjen e veprave penale “Mashtrimi”, nga neni 323, “Shpërdorimi i pasurisë së huaj”, nga neni 318, “Keqpërdorimi i autorizimeve ekonomike”, nga neni 284, si dhe veprës penale “Lidhja e kontratës së dëmshme”, nga neni 285 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Lidhur me rastin në fjalë, prokurori i çështjes, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, po ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e plotë të rrethanave të rastit. Ndërkohë, Prokurori i Shtetit, brenda afatit ligjor, do të shqyrtojë mundësinë për caktimin e ndonjërës prej masave të sigurimit ndaj të pandehurit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Prishtinë, raportojnë mediat e Kosovës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy