Një ditë afat për zgjedhjen e Presidentit/ Burjani: Propozimi i tre kandidatëve për president, lojë politike e VV-së

Një ditë afat për zgjedhjen e Presidentit/ Burjani: Propozimi i tre kandidatëve për president, lojë politike e VV-së

Lëvizja Vetëvendosje ka kërkuar nga Partia Demokratike e Kosovës dhe Lidhja Demokratike e Kosovës që të propozojnë tre emra për postin e presidentit, me qëllim të tejkalimit të ngërçit politik që po rrezikon stabilitetin institucional në Kosovë.

 

Lidhur me këtë zhvillim, analisti Blerim Burjani, në një lidhje për MCN Informacion, ka kritikuar qasjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke e cilësuar situatën si pjesë të një loje politike. Sipas tij, mungon sinqeriteti në procesin e konsultimeve politike.

 

Duhet së pari të ketë seriozitet dhe sinqeritet nga VV si subjekt politik dhe nga Kurti. Kur thuhet që opozita të propozojë tre kandidatë, ndërsa më pas ata nuk pranohen dhe propozohen emra të tjerë, krijohet një cikël pa fund. Nuk besoj shumë në sinqeritetin e këtij procesi dhe po bëhet vonë për zgjidhje.

 

Ai shtoi se kryeministri Albin Kurti, sipas tij, po vepron në mënyrë të pasigurt politike dhe po humb besueshmëri.

 

Kurti ka frikë politike sepse disa figura të tij në Kosovë kanë rënë dhe ai po humb kredibilitetin. Zgjedhjet e njëpasnjëshme po tregojnë se ai është i papërgatitur për të menaxhuar ngërçet politike.

 

Burjani theksoi gjithashtu se Kosova është një shtet konsensual dhe nuk mund të qeveriset pa marrëveshje politike.

 

Sipas tij, raportet ndërmjet kryeministrit Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani janë të tensionuara prej kohësh, duke ndikuar në funksionimin institucional.

 

Duhet harmoni dhe bashkëpunim, sepse pa to nuk mund të ketë qeverisje funksionale. Nuk besoj se VV do ta mbështesë më Vjosa Osmanin për një mandat të ri. Ajo aktualisht nuk ka një bazë të qartë politike dhe mund të jetë në kërkim të një rruge tjetër politike.

 

Në fund, ai u shpreh optimist se mund të gjendet një president konsensual që nuk do të jetë nën kontrollin e ekzekutivit.

 

Kurti do që presidenti të jetë nën ndikimin e tij, por Kosova ka nevojë për një figurë të pavarur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy