Ngërçi institucional/ Kushtetuesja ua ndalon deputetëve të Kosovës vendimet pas kalimit të afatit 30 ditor

Ngërçi institucional/ Kushtetuesja ua ndalon deputetëve të Kosovës vendimet pas kalimit të afatit 30 ditor

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka vendosur ndalimin e përkohshëm të çdo vendimi apo veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës, pas skadimit të afatit 30-ditor për mbajtjen e seancës konstituive.

Masa e përkohshme hyn në fuqi më 27 korrik dhe do të qëndrojë në fuqi deri më 8 gusht.

Gjykata konsideron që nëse nuk vendoset masa e përkohshme ex officio ndaj vendimeve dhe veprimeve të deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas datës 26 korrik 2025, çdo vendim dhe veprim i ndërmarrë pas kësaj date deri në vendimmarrjen e Gjykatës lidhur me kërkesat, mund të shkaktojë dëme të pariparueshme për rendin kushtetues të Republikës së Kosovës dhe funksionimin e institucioneve kyçe, në përputhje me nenet 2 [Sovraniteti], 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit] dhe 7 [Vlerat] të Kushtetutës.

Gjykata argumenton se ndalimi është i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe për garantimin e interesit publik, pasi mungesa e konstituimit të Kuvendit brenda afatit ligjor rrezikon funksionimin normal të institucioneve të shtetit.

Në përputhje me nenin 27 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese, Gjykata vlerëson se ekzistojnë rrethana që justifikojnë ndërmarrjen e kësaj mase, në mënyrë që të shmangen pasoja të mundshme negative për procesin demokratik dhe stabilitetin institucional.

Prandaj, ndalimi i çdo vendimi dhe veprimi nga ana e deputetëve të zgjedhur të Kuvendit të Republikës së Kosovës pas 26 korrikut 2025 është në interes publik, i domosdoshëm për ruajtjen e rendit kushtetues dhe interesin më të mirë të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj.

Ky vendim vjen në një periudhë të ndjeshme politike për vendin, pas zgjedhjeve të fundit parlamentare, dhe pritet të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në procesin e konstituimit të institucioneve të reja. për masë të përkohshme ex-officio (në bazë të detyrës zyrtare) pa qenë kërkesë e parashtruesve.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretim lidhur me pasojat juridike që mund të lindin në rast se Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda afatit të përcaktuar prej 30 ditësh.

Osmani ka kërkuar edhe masë të përkohshme për pezullimin e rrjedhjes së afatit prej 30 ditësh.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy