
Ylli i Liverpulit, Diogo Jota, ka ndërruar jetë pas një aksidenti me makinë në Spanjë. Vëllai i futbollistit ka vdekur gjithashtu në aksidentin e ndodhur në rajonin Zamora të Sanabrias.
Aksidenti ndodhi në kilometrin e 65-të të autostradës A-52 , pranë qytetit Palacios de Sanabria. Sipas të dhënave paraprake, hetuesit dyshojnë për një shpërthim gome te Lamborghini ku ndodhej futbollisti dhe vëllai i tij, ndërsa automjeti po kryente një parakalim. Makina ka dalv nga autostrada dhe mandej ka shpërthyer në flakë.
28-vjeçari Jota u martua me partneren e tij Rute Cardoso në fund të qershorit, dhe la pas tre fëmijë.
Jota u transferua në “Anfield” nga Wolverhampton Wanderers në vitin 2020 për shumën 40 milionë paund. Lojtari portugez ka qenë një figurë kyçe për Liverpulin, ku vitin e kaluar fitoi titullin e Premier Ligës, nën drejtimin e Arne Slot.



