
Kosova mbajti sot zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Rreth dy milionë qytetarë me të drejtë vote janë thirrur për të marrë pjesë në zgjedhjet, të tretat parlamentare në më pak se një vit e gjysmë.
Sipas të dhënave të bëra publike nga KQZ në përfundim të procesit të votimit, nga 98,64 për qind e vendvotimeve të proceduara, të drejtën e ushtruan 36,41 për qind, ose 713 mijë e 562 votues.
Exit pollet e para i japin shumicën Lëvizjes Vetëvendosje me 42.3 për qind të votave. PDK renditet e dyta me 21.6 për qind, ndërsa LDK vjen e treta me 17.3 për qind të votave të projektuara.
Në anën tjetër, Aleanca ka siguruar 6.8 për qind, ndërsa subjektet e tjera politike së bashku kanë 0.9 për qind.
Rezultatet e exit polleve janë publikuar nga Klan Kosova.



