Serbia blen raketa supersonike nga Kina/ Elezi: Duhet të jemi të përgatitur për ndonjë lëvizje të papritur

Serbia blen raketa supersonike nga Kina/ Elezi: Duhet të jemi të përgatitur për ndonjë lëvizje të papritur

Eksperti i sigurisë Bedri Elezi, për blerjen nga Serbia të raketave balistike supersonike nga Kina me pretendimin se mund të sulmohet nga aleanca Tiranë-Prishtinë-Zagreb, thotë se tregon se Serbia nuk heq dorë nga cenimi i vendeve fqinje.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se duhet të jemi të organizuar për ndonjë lëvizje të papritur të Serbisë, për të cenuar sovranitetin e vendeve tona.

 

Nuk është diçka e re për pretendimet e Serbisë për çështje të tilla, si rrezikimi i Serbisë nga shtete të tjera, veçanërisht nga Kroacia, të cilën e ka pasur rrezik serioz. Aleanca mes Kroacisë, Tiranës dhe Prishtinës, e ka rrezikuar Serbinë, se Kroacia është vend i NATO-s dhe kur ndodh ky bashkim është sfidë serioze ndaj Serbisë. 

 

E prisnim një furnizim të tillë me raketa balistike, duke e ditur që Serbia mbetet vend kërcënues për rajonin. Nuk shoh ndonjë përshkallëzim të ndonjë lufte rajonale. Nuk ka vlerësime dhe lëvizje konkrete ushtarake, se dihet kut ndërmerren ekspedita të tilla, minimalisht ka lëvizje taktiko-ushtarake. 

 

Blerja e këtyre pajisjeve, tregon se Serbia nuk heq dorë nga cenimi i vendeve fqinje. Serbia mund të përdoret nga Rusia dhe Kina, për të rrezikuar gadishullin e Ballkanit. 

 

Kroacia është shtet anëtar i NATO-s, e fuqishme dhe ka pajisje të fuqishme ushtarake dhe është vendi që mund të organizojë mbrojtjen e Ballkanit nga Serbia sa i takon kapaciteteve ushtarake.

 

Ne duhet të jemi të organizuar për ndonjë lëvizje të papritur të Serbisë, për të cenuar sovranitetin e vendeve tona dhe këtë e tregon furnizimi i vazhdueshëm ushtarak.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy