Vrasje e trefishtë në Kosovë/ 31-vjeçarja qëllon për vdekje partnerin dhe gruan e xhaxhait, ndërron jetë edhe vetë

Vrasje e trefishtë në Kosovë/ 31-vjeçarja qëllon për vdekje partnerin dhe gruan e xhaxhait, ndërron jetë edhe vetë

Një ngjarje e rëndë ka tronditur fshatin Majac të Podujevës në Kosovë, mbrëmjen e së dielës, ku dy persona humbën jetën nga të shtënat me armë zjarri, ndërsa më parë ndërroi jetë edhe autorja e dyshuar, duke e çuar në tre numrin e viktimave.

 

Sipas njoftimit nga Qendra Klinike Universitare e Kosovës, 31-vjeçarja Ardita Gashi ka ndërruar jetë mëngjesin e së hënës. 

Zëdhënësja për informim, Mirlinda Qyqalla, bëri me dije se, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor, ajo nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të rënda.

 

Sipas Policia e Kosovës, një nga viktimat, Ilaz Brahimi nga Obiliqi, është gjetur i pajetë brenda një automjeti të parkuar jashtë një banese.

 

Ndërkohë, brenda shtëpisë janë gjetur dy gra të plagosura nga arma e zjarrit: autorja e dyshuar, Ardita Gashi, e vetplagosur, dhe 73-vjeçarja Miradije Gashi, bashkëshortja e xhaxhait të saj, të cilën e kishte marrë peng, e cila ndërroi jetë disa orë më vonë gjatë trajtimit në Qendra Klinike Universitare e Kosovës.

 

Dyshohet se Ardita Gashi kishte një lidhje me Ilaz Brahimin, ndërsa rrethanat e plota dhe motivi i kësaj ngjarjeje të rëndë mbeten ende të paqarta.

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rastit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy