Komisionerja e Bashkimit Evropian për Zgjerim, Marta Kos, ka uruar liderin e Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, për fitoren në zgjedhjet e 7 qershorit, duke vlerësuar njëkohësisht mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.
Në një postim në platformën X, Kos tha se zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë të qetë, gjithëpërfshirëse dhe të rregullt.
“Urime Albin Kurti për fitoren në zgjedhjet në Kosovë, dhe me rëndësi për procesin e qetë, gjithëpërfshirës dhe të rregullt të votimit”, shkroi ajo.
Komisionerja evropiane theksoi se hapi i radhës për skenën politike në Kosovë duhet të jetë ndërtimi i stabilitetit institucional përmes dialogut dhe kompromisit ndërmjet forcave politike.
“Që Kosova të përparojë në rrugën e saj drejt BE-së, forcat politike tani duhet të bashkohen dhe të gjejnë kompromis për të ndërtuar stabilitet institucional”, u shpreh Kos.
Ajo gjithashtu shprehu gatishmërinë për të vizituar Kosovën në të ardhmen e afërt, me qëllim të intensifikimit të bashkëpunimit në procesin e integrimit evropian dhe zbatimin e Planit të Rritjes së Bashkimit Evropian.
“Me padurim pres të kthehem në Kosovë sa më shpejt që të jetë e mundur për të intensifikuar punën për integrimin e Kosovës në BE dhe për vazhdimin e punës rreth financimit të Planit të Rritjes”, theksoi ajo.



