Pajaziti: Me dorëheqjen nga PDK, Memli Krasniqi tregoi pjekuri të lartë politike (VIDEO)

Pajaziti: Me dorëheqjen nga PDK, Memli Krasniqi tregoi pjekuri të lartë politike (VIDEO)

Ish-zëvendësministri i Punëve të Brendshme në Kosovë, Zenun Pajaziti, e vlerëson si pjekuri të lartë politike dorëheqjen e Memli Krasniqit si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës.

 

Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se me dorëheqjen e tij, Krasniqi i dha mundësi shtesë partisë për t’u mobilizuar. 

 

Ishte një dorëheqje para zgjedhjeve qendrore dhe pas një raundi të zgjedhjeve lokale. Zoti Krasniqi tregoi një pjekuri të lartë politike dhe bëri një akt të rëndësishëm të përgjegjësisë për procesin që kemi kaluar. 

 

Krijoi një moment të ri para zgjedhjeve qendrore, për t’i dhënë partisë një mundësi shtesë për t’u mobilizuar. Është kërkuar që të jetë pjesë e vendimmarrjes dhe udhëheqjes së PDK bashkë me kolegë të tjerë, me sfidat që kemi përpara. 

 

Ai ka treguar që është kryetar partie dhe ka një përvojë të jashtëzakonshme me leximin e opinioneve. Është shumë i përgatitur në politikën e Kosovës dhe e ka vlerësuar se momenti kërkonte që të ndryshonte diçka në prag të zgjedhjes.

 

Ai mendoi se dorëheqja do e shkundë PDK drejt një mobilizimi më të mirë. Po hap rrugë për një lidership tjetër, që mund të bëjë një hap shumë në zgjedhjet e radhës. 

 

Pajaziti shtoi se kriza politike do të zgjidhej nëse do të kishte një seriozitet më të madh nga partia që ka fituar zgjedhjet, pasi nuk ka arritur të ketë të paktën një partner për të bërë qeverinë.

 

Ndër të tjera deklaroi se Albin Kurti do të qeverisë i vetëm dhe se votat e opozitës i do të gatshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy