Pezullimi i dialogut strategjik/ Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, kemi disa dallime

Pezullimi i dialogut strategjik/ Kurti: Nuk jemi prishur me Amerikën, kemi disa dallime

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas njoftimit të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë për pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik me Kosovën.

Gjatë mbledhjes së sotme të Qeverisë, Kurti u shpreh se Kosova nuk është prishur me SHBA-në, por ka disa dallime që, sipas tij, po keqinterpretohen nga opozita.

Nuk jemi prishur me Amerikën, por kemi disa dallime. 

Ndonëse opozitarët po e stërmadhojnë në dritë negative çdo ndodhi për raportet tona me SHBA-në, unë nuk dua t’i minimizoj zhvillimet e fundit.

 I siguroj qytetarët se qeveria i trajton seriozisht qëndrimet e Ambasadës Amerikane. 

Kurti tha se gjatë mandatit të tij, Qeveria ka punuar për forcimin e marrëdhënieve me Shtetet e Bashkuara në tre fusha kyçe: diplomaci, mbrojtje dhe zhvillim.

 Ai theksoi se komunikimi me Ambasadën Amerikane nuk është pezulluar, por bëhet fjalë vetëm për pezullimin e planifikimit të dialogut strategjik, jo të procesit në tërësi.

“Raportet SHBA-Kosovë janë më të mëdha se qeveritë tona dhe i tejkalojnë ato. Ato janë lidhje të thella mes dy popujve,” – shtoi ai.

Ambasada amerikane njoftoi më herët se Uashingtoni ka vendosur të pezullojë për një kohë të pacaktuar dialogun strategjik me Kosovën, duke e justifikuar vendimin me “veprime të qeverisë që kanë rritur tensionet dhe paqëndrueshmërinë, duke vështirësuar bashkëpunimin në prioritetet e përbashkëta.”

Ky pezullim vjen në një kohë të ngërçit institucional të zgjatur në Kuvendin e Kosovës. Që nga 15 prilli, kur nisën seancat për konstituimin e legjislaturës së re, Kuvendi nuk ka arritur të përfundojë formimin e plotë të strukturave, për shkak të moszgjedhjes së nënkryetarit nga komuniteti serb.

Përpjekjet për zgjedhjen e këtij posti kanë dështuar disa herë, përfshirë edhe kandidaturën e Nenad Rashiqit, i mbështetur nga Lëvizja Vetëvendosje, por jo nga partitë e tjera shqiptare. 

Gjykata Kushtetuese ka vendosur një masë të përkohshme që bllokon funksionimin e plotë të Kuvendit, e vlefshme deri më 30 shtator.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy