Deputeti demokrat Tritan Shehu, deklaratën e Aleksandar Vuçiç se do të ndryshojë rrjedhën e Ibrit, e sheh si kërcënim bosh.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai tha se është një deklaratë kundër konventës ndërkombëtare për shfrytëzimin e ujërave që prekin kufijtë e disa vendeve.
Për mua është veprim që nuk do të kryhet, janë kërcënime boshe të Vuçiç. E pengon Bashkimi Europian dhe mekanizmat e saj që ta bëjë.
Nuk besoj se do e bëjë këtë gjë se hap një precedent shumë të rrezikshëm në Europë dhe më gjerë, me shpërdorimin e ujërave që prekin disa kufij.
Kosova ka nevojë për mbështetjen e Shqipërisë si vend anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara.
Unë do ta konsideroja një ndarje të plotë të Serbisë me Bashkimin Europian.
BE-në e vë në lëvizje parimi dhe e drejta. Regjimi shqiptar nga ana e saj ka vënë gjithmonë në plan marrëdhëniet me Serbinë, se sa ato me Kosovën.
Ndër të tjera Shehu shtoi se deklarata e Presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky se Ukraina nuk do të njohë pavarësinë e Kosovës, është gafë diplomatike.
Është një deklaratë e papërshtatshme e presidentit të Ukrainës, gafë diplomatike, duke mbështetur disa të pavërteta dhe duke folur me një gjuhë të ashpër dhe duke kërkuar të mbrojë të pambrojtshmen, Serbinë në veprimet e saj.
E cilësoj të gabuar këtë deklaratë dhe të panevojshme. Gabimi i dytë që bëri, është që e konsideroi pavarësinë e Kosovës, pavarësi të njëanshme.
Sot Kosova njihet nga 111 vende të NATO-s dhe BE. Po ato forca që mbrojnë Ukrainën nga agresioni rus dhe krimet që kryhen mbi të. Deklaratë tërësisht e gabuar jashtë kontekstit dhe realitetit.



