Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale në Kosovë për krime lufte në rastin “Reçaku II”

Pesë të arrestuar në aksionin e Prokurorisë Speciale në Kosovë për krime lufte në rastin “Reçaku II”

Pesë persona janë arrestuar të dielën në kuadër të një operacioni të përbashkët të Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës, që lidhet me hetimet për krime lufte në rastin e njohur si “Reçaku II”.

 

Gjatë operacionit janë realizuar urdhër-kontrolle në disa lokacione, ndërsa një person i gjashtë i dyshuar nuk është gjetur në vendbanimin e tij dhe nuk është arrestuar.

 

Në një konferencë për media, Prokuroria bëri të ditur se të arrestuarit janë të nacionalitetit serb dhe ish-pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë. Katër prej tyre janë pensionistë, ndërsa njëri vazhdon të punojë në shërbimet postare në Serbi.

 

Sipas Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit është arrestuar në pikëkalimin kufitar në Dheu i Bardhë në orët e para të mëngjesit, ndërsa katër të tjerët në lokacione të ndryshme në Kosovë.

 

Të arrestuarit janë:

N.P, shtetas i Kosovës, i nacionalitetit serb, viti i lindjes 1968 Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

S.J, i nacionalitetit serb, shtetas Kosovar, i lindur më 1967 në Betollush të Shtërpcës, ish-polic i pensinuar.

B.P, i nacionalitetit serb, i lindur më 1969 në Serqe të Shtërpcës, ish-polic. Ky është arrestuar në likëkalimin kufitar të Merdares, në orët e para të mëngjesit të së dielës.

 

S.M, i nacionalitetit serb, viti i lindjes, 1968 në Shtërpcë, ish-pjesëtar i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Si dhe, S.S, i nacionalitetit serb, i lindur më 1966 në Gjilan, punëtor në shërbime postare në Serbi , pjesë e formacioneve policore gjatë kryerjes së krimit.

 

Gjatë kontrolleve, autoritetet thanë se kanë sekuestruar dokumente, uniforma, pajisje policore dhe materiale të tjera që konsiderohen relevante për hetimin.

 

Rasti “Reçaku II” lidhet me hetimet për ngjarjet e luftës në fshatin Reçak të Shtimes gjatë konfliktit në Kosovë. 

Më herët, Prokuroria Speciale kishte ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 21 personave të dyshuar për krime lufte kundër popullsisë civile, në lidhje me ngjarjet e 15 janarit 1999, ku u vranë 42 civilë shqiptarë.

 

Në Kosovë, gjykimet në mungesë janë të mundshme pas ndryshimeve në Kodin e Procedurës Penale të vitit 2022, por vetëm pasi të jenë shteruar përpjekjet për sigurimin e pranisë së të akuzuarve. Ligji parashikon gjithashtu të drejtën për rigjykim pa kushte në rast arrestimi të tyre.

 

Masakra e Reçakut konsiderohet një nga ngjarjet më të rënda të luftës në Kosovë dhe një nga momentet që ndikuan në ndërhyrjen e NATO-s në vitin 1999, e cila çoi në përfundimin e konfliktit.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy