Rrëzimi i modelit ‘Vuçiç’, Ramabaja: Arrestimi i tij do t’i bënte një shërbim të madh shoqërisë dhe destabilizimit në rajon

Rrëzimi i modelit ‘Vuçiç’, Ramabaja: Arrestimi i tij do t’i bënte një shërbim të madh shoqërisë dhe destabilizimit në rajon

Drejtori i Institutit Shqiptar për Gjeopolitikë, Sadri Ramabaja, ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Serbi dhe mundësinë e rënies së modelit qeverisës të Aleksandër Vuçiç.

 

Për MCN TV, Ramabaja u shpreh se pavarësisht dëshirës së vendeve fqinje për një ndryshim rrënjësor, tranzicioni i Serbisë drejt demokracisë mbetet një proces i vështirë për shkak të trashëgimisë historike. 

 

Sipas tij, ky moment përbën një mundësi ideale që Beogradi të shkëputet nga ndikimi rus dhe të orientohet drejt Evropës edhe pse sipas tij shkëputja nga Moska mbetet sfiduese, pasi strukturat e sigurisë dhe një pjesë e madhe e shoqërisë serbe janë të kultivuara prej kohësh me lidhje të forta me Rusinë.

 

Do të dëshironim shumë si fqinj që të ishte e tillë, por duke pasur parasysh historinë e Serbisë deri tani, është e vështirë të besosh se mund të bëhet një kapërcim aq i dëshirueshëm. Kemi të bëjmë me një proces të kalimit të brishtë e të kujdesshëm nga një shoqëri autoritare në një demokraci. Sigurisht se ndryshimi i pushtetit në Serbi në vetvete nuk pritej të sillte ndryshime të theksuara; është një moment edhe për vetë perspektivën e Serbisë, që ka një mundësi ideale për t'u shkëputur nga ndikimi i Rusisë dhe t'i bashkëngjitet Evropës, ku ka predispozita të mira për ta mirëpritur, si dhe të shkëputej nga autoritarizmi e një lloj diktature mes politikës dhe biznesit, për të kaluar në demokraci reale. Serbia ka mundësi reale për t'u shkëputur nga ndikimi i Rusisë, por nga ndikimi i shkollës së oficerëve të policisë, ata janë të kultivuar në atë mënyrë që janë të lidhur me Rusinë dhe shkëputja prej tyre nuk do të jetë e lehtë. Vetëm një shtresë e vogël janë të orientuar nga Evropa; shoqëria serbe është e kultivuar të jetë e lidhur me Rusinë. Vuçiç ka paralajmëruar se nuk do të lejojë që dora e hakmarrjes të shtrihet deri tek ai. Nëse do të arrihej të arrestohej Vuçiç, do t'i bënin një shërbim të madh shoqërisë. Me arrestimin e Vuçiçit do të pushonin tentativat për destabilizimin e rajonit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy