Takimi Kurti-Abdixhiku pa marrëveshje/ Spahiu: Koprracia politike e Kurtit rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje të reja (VIDEO)

Takimi Kurti-Abdixhiku pa marrëveshje/ Spahiu: Koprracia politike e Kurtit rrezikon ta çojë vendin në zgjedhje të reja (VIDEO)

 

Takimi mes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, për formimin e institucioneve të reja të Kosovës përfundoi pa një marrëveshje. 

 

Pas takimit, Kurti paralajmëroi se, nëse nuk arrihet një dakordësi së shpejti, vendi mund të përballet sërish me zgjedhje të parakohshme.

 

Lidhur me këtë zhvillim, profesori i Shkencave Politike, Nexhmedin Spahiu, në një analizë për edicionin e lajmeve në MCN TV, u shpreh se pengesa kryesore mbetet mungesa e dakordësisë për postin e presidentit.

 

 

Koprracia e Albin Kurtit bën që të rrezikohemi me zgjedhje të reja. 

 

Thelbi i mosmarrëveshjes është se Kurti nuk i ofron LDK-së postin e presidentit, por vetëm atë të kryetarit të Kuvendit dhe disa ministri.

 

Kurti i ka votat për të formuar qeverinë dhe, duke qenë se mund t'i shkarkojë ministrat kur të dojë, pazari i vërtetë mbetet posti i presidentit. 

LDK-ja nuk pajtohet me një marrëveshje që i garanton vetëm kryetarin e Kuvendit dhe kërkon presidencën.

 

 

Spahiu shtoi se e gjithë negociata është përqendruar te çështja e postit të ‘presidentit’. 

 

 

Tani gjithçka varet nga fakti nëse Kurti do t'ia japë apo jo LDK-së postin e presidentit.

 

 Duket se ai dëshiron ta shtyjë këtë pazar deri në fund dhe jo ta pranojë menjëherë. 

 

Në të kundërt, nëse sot do t'ia premtonte LDK-së presidencën, institucionet do të mund të formoheshin menjëherë dhe ngërçi institucional do të zgjidhej. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy