Distancimi i Kurtit nga protestat në Tiranë/ Veliu: Reagim i vonuar, ai synon pushtet edhe jashtë Kosovës (VIDEO)

Distancimi i Kurtit nga protestat në Tiranë/ Veliu: Reagim i vonuar, ai synon pushtet edhe jashtë Kosovës (VIDEO)

Reagimi i mbrëmshëm i kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili deklaroi se’ Lëvizja Vetëvendosje’ nuk fshihet pas protestave të dhunshme në Shqipëri, është parë si "i vonuar dhe i anashkaluar" nga analistët politikë.

 

Në një prononcim për "MCN Lajme", analisti Lulzim Veliu u shpreh se ky qëndrim ishte i pritur, pasi askush nuk priste që Kurti të pranonte publikisht përfshirjen në pozicionin e kryeministrit, por theksoi se faktet në terren flasin ndryshe.

 

Po, ajo çfarë tha z.Kurti ishte diçka që është pritur nga të gjithë.

 Nuk ka pritur askush që z. Kurti të deklarohet se qëndron prapa protestave, e sidomos në rastin kur ai është në pozicionin e kryeministrit të Kosovës. 

Mirëpo sido që të jetë ne jemi dëshmitarë se shumë aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje janë kapur edhe nga policia e shtetit shqiptar dhe janë mbajtur për disa ditë të ngujuar dhe ajo e dëshmon faktin se kemi pasur një pjesë të konsiderueshme të njerëzve që kanë ardhur nga Kosova e ndoshta edhe të shtyrë nga Lëvizja Vetëvendosje për të qenë pjesëmarrës në protestën e dhunshme që është ushtruar dhe po ushtrohet në Tiranë. 

 

 

Veliu deklaroi se Kurti reagoi me vonesë gjatë mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të VV-së sepse pretendon një shtrirje më të gjerë të pushtetit të tij, përtej kufijve të Kosovës.

 

Akuzat e para në Tiranë se pas protestave qëndronte Vetëvendosje, ishte një reagim gjithsesi i vonuar, por edhe i tejkaluar në një farë forme, sikur nuk po ndodh asgjë ose sikur nuk ka ndodhur asgjë, duke na deklaruar se ai është në pushtet, të cilin për fatin e keq të Kosovës dhe qytetarëve të saj e dëshiron më shumë se gjithçka tjetër.

Ai është i etur për pushtet jo vetëm në Kosovë, por pretendon dhe dëshiron që pushteti i tij të ketë një shtrirje edhe më të gjerë dhe gjithçka çka lidhet me pushtetin të jetë, të jetë Albin Kurti dhe të jetë vetëm Albin Kurti.

Edhe kjo ndoshta e ka bërë atë që të reagojë më tepër vonë dhe një reagim të tillë pra bëri në mbledhjen e rregullt apo të Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes.

 

 

Përveç vëzhgimeve mbi Kosovën, analisti ngriti alarmin edhe për praninë e protestuesve nga Maqedonia e Veriut, të cilët sipas tij, mund të jenë nxitur nga sekte të ndryshme fetare.

 

Ata erdhën të protestojnë në Shqipëri kundër qeverisë shqiptare, përkundër problemeve që kanë në vendet e tyre. Asnjëri nuk mori guximin t'i drejtohej qeverisë maqedonase që po heq emrat e rrugëve në gjuhën shqipe. 

Sulmet ndaj Edi Ramës në këtë moment specifik mbartin tendenca antishqiptare, duke qenë se ndodhin në një kohë kur Shqipëria është vetëm "një hap larg" anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy