Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb, ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave për Kosovën

Hoxha takohet me ministrin e Jashtëm serb, ripërsërit qëndrimin e Shqipërisë ndaj deklaratave për Kosovën

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, u takua në Uashington me homologun e tij serb, Marko Gjuriç, në margjinat e Ministerialit për Parandalimin e Rikthimit të Terrorizmit Politik.

 

Gjatë takimit, dy ministrat shkëmbyen pikëpamje mbi zhvillimet aktuale dhe perspektivat e ardhshme të marrëdhënieve dypalëshe dhe rajonale.

 

Në një reagim të publikuar në rrjetin social X, Hoxha bëri të ditur se i ka përcjellë ministrit serb qëndrimin e Shqipërisë lidhur me deklaratat e fundit të një anëtareje të Qeverisë së Serbisë për Kosovën, të cilat Tirana i ka cilësuar të papranueshme.

 

"Ripërsërita qëndrimin e qartë dhe të vendosur të Shqipërisë në lidhje me deklaratat e papranueshme dhe të papërgjegjshme të bëra së fundmi nga një anëtare e Qeverisë së Serbisë, si dhe theksova nevojën për të hedhur poshtë pa mëdyshje retorikën që nxit tensione, cenon stabilitetin dhe bashkëpunimin rajonal, si dhe bie ndesh me frymën e fqinjësisë së mirë dhe vlerat evropiane", shkroi Hoxha.

 

Sipas ministrit shqiptar, dialogu mbetet mënyra e vetme për të trajtuar mosmarrëveshjet.

 

"Kjo është ajo që përfaqëson diplomacia: angazhimin në dialog të hapur, përballjen me realitetin dhe adresimin e dallimeve me përgjegjësi", u shpreh Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy