Gazetari investigativ Vudi Xhymshiti, padinë ndaj Presidentit serb Aleksandar Vuçiç për përfshirje në “safari snajperësh” në Sarajevë gjatë Luftës së Bosnjës, e sheh të bazuar në fakte dhe të dokumentuar në filmin dokumentar “Sarajevo Safari”.
Duke folur për edicionin e lajmeve në MCN TV, ai deklaroi se vetëm hetimi dhe përgjegjësia reale, tregojnë se ky model nuk mund të kthehet në model politik për Ballkanin Perëndimor.
Sipas tij, Vuçiç ka dalë nga një kulturë ku vrasja ishte argëtim.
Dokumentari rrëfen se paguhet për të hyrë në pozicione serbe për të qëlluar mbi civilët në Sarajevë. Prokurorët e Milanos kanë hapur hetimet ndaj shtetasve italian. Vuçiç është paditur se ka qenë në një pikë ushtarake prej nga qëllonin turistët snajperistë.
Kjo prek thelbin e profilit të tij politik sot. Nuk është thjesht një dëshmi e re, ka dalë nga një kulturë ku vrasja ishte argëtim, më vonë u bë ministër i propagandës regjimit të Millosheviçit. Vetëm hetimi dhe përgjegjësia reale, tregojnë se ky model nuk mund të kthehet në model politik për Ballkanin Perëndimor.
Është mesazh i qartë se me përkushtimin e gazetarëve dhe disa prej etniteteve politike, po jepet mesazh se politikanë me një kulturë vrasëse nuk janë të mirëseardhur në botën e sotme moderne. Llogaridhënia është një dritë se llogaridhënia po bëhet pikë e qëndrimit të vlerave mbi të cilat duhet të ndërtojmë të tashmen, të ardhmen dhe institucionet.
Vuçiç mohon se ishte anëtar i një njësie paraushtarake, nën kontrollin e Partisë Radikale Serbe nga Serbia, gjatë luftës në vitet 1992 dhe 1993, ashtu sikurse mohon edhe faktin që ka qenë ministër i propagandës së Millosheviçit, nuk është e çuditshme, që një deklaratë e tillë vjen nga një njeri i tillë. Mohonte dhe faktin se ishte pjesë e planit për aneksimin e Veriut të Kosovës.



