Dështon votimi për presidentin në Kosovë/ VV i drejtohet Kushtetueses për pezullimin e afateve

Dështon votimi për presidentin në Kosovë/ VV i drejtohet Kushtetueses për pezullimin e afateve

Dita e djeshme ishte afati i fundit kur Kuvendi i Kosovës duhej t’i niste procedurat për zgjedhjen e kreut të shtetit, pasi presidentes së tanishme, Vjosa Osmani, i përfundon mandati më 4 prill.

Dita nisi me vetëm një kandidat të propozuar për president, Glauk Konjufcën nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, edhe pse për garë nevojiten të paktën dy kandidatë.

Ndërkohë që mungonte propozimi për kandidatin e dytë, në një kthesë të papritur, presidentja Osmani i kërkoi Kuvendit të bëjë ndryshime kushtetuese për ta mundësuar zgjedhjen e presidentit përmes votës së popullit, e jo përmes votimit në Kuvend, siç parashihet aktualisht.

Megjithatë, ndryshimet e propozuara kushtetuese nuk kaluan në Kuvend dhe partia e kryeministrit Albin Kurti doli me kandidaten e dytë për presidente në momentin e fundit: Fatmire Kollçaku-Mullhaxhën.

 

Për të nisur votimin për president, sipas ligjit, duhej të ishin të pranishëm të paktën 80 deputetë në seancë, por opozita e braktisi sallën.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, nuk pati rrugë tjetër veçse ta ndërpriste seancën për shkak të mungesës së kuorumit.

Haxhiu, bëri të ditur se i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë së procedurës së ndjekur për zgjedhjen e presidentit të shtetit.

Haxhiu deklaroi se përmes kësaj kërkese është kërkuar që Gjykata Kushtetuese të shqyrtojë nëse procedura aktuale për zgjedhjen e presidentit është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Po ashtu, përmes kësaj kërkese është kërkuar që Gjykata Kushtetuese të vendosë masë të përkohshme për pezullimin e afatit kushtetues që lidhet me procedurën e zgjedhjes së presidentit, deri në publikimin e aktgjykimit.

 

Presidentes Osmani i përfundon mandati më 4 prill. Neni 86 i Kushtetutës specifikon se zgjedhja e presidentit duhet të bëhet jo më vonë se 30 ditë para përfundimit të mandatit të presidentit aktual. Ndërkaq, neni 82 i Kushtetutës thekson se një nga rastet kur Kuvendi mund të shpërndahet është nëse brenda afatit prej 60 ditësh nga dita e fillimit të procedurës së zgjedhjes nuk zgjidhet presidenti i Republikës.

Tani, Kuvendi do të duhet ta zgjedhë presidentin brenda 60 ditësh, përndryshe vendi mund të shkojë drejtpërdrejt në zgjedhje të reja.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy