
Të dielën, Kosova do të shkojë sërish në zgjedhje parlamentare, të tretat brenda vetëm 16 muajsh, si pasojë e ngërçit politik të krijuar pas mosmarrëveshjeve për formimin e institucioneve dhe zgjedhjen e presidentit.
Për analistin Sadri Ramabaja, në një analizë për “MCN Live”, këto zgjedhje mund të shërbejnë si zgjidhje për krizën politike dhe institucionale në vend, por edhe për atë morale.
Këto zgjedhje mund ti japin zgjidhje krizës politike dhe institucionale, madje dhe krizës morale ne rastëse do të kishim përmasat e një referendumi.
Zgjedhjet e fundit mund të kenë potencialin për të marrë një karakter të gjerë, pothuajse referendar, duke reflektuar drejtpërdrejt vullnetin e qytetarëve.
Megjithatë, zgjedhjet e mëparshme nuk arritën të japin një zgjidhje të qëndrueshme, duke mos shmangur bllokimin institucional.
Me 28 dhjetor e patëm atë përmasë por duket se nuk ka qenë e mjaftueshme, që të mos krijohet bllokada e zgjedhjes së Presidentit, sepse që këtu është mbivendosur vullneti i popullit kalkulimi kushtetutës lidhur me kuorumin e zgjedhjes e presidentit te republikës.
Pra, një keqinterpretim i gabuar nga ana e gjykatës Kushtetuese, i ka dhënë veton pakicës që të bllokoj institucionet.
Ramabaja kritikon gjithashtu mënyrën se si është interpretuar procesi kushtetues lidhur me zgjedhjen e presidentit, duke e konsideruar atë si një keqinterpretim që, sipas tij, i ka dhënë mundësi bllokimit institucional nga pakicat parlamentare.
Aktualisht zgjidhja i mbetet sërish qytetarëve, por paralajmëron se një rezultat i paqëndrueshëm mund të ketë pasoja për demokracinë, duke thelluar më tej krizën politike dhe dobësuar institucionet e vendit.
Tashmë populli mund ta zgjidh këtë por një zgjidhje që do të mund ti kushtojë demokracisë, sepse gjasat reale janë që të mos ketë pastaj opozitë fare ose do ta kemi aq te rrëzuar përtokë sa pesha e saj do të jetë pothuajse nul.



