Faton Mehmeti, analist tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN TV se pa arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi nuk ka integrim në BE për asnjë nga palët.
Kosova është pika kyçe e stabilitetit në rajon. Investimi që kanë bërë shtetet e BE është i madh. Nuk po flasim vetëm tani në fund. Duke njohur qëndrimin e Vuçiç dhe përforcimin e kufirit me trupat e huaj, ky ka qenë theksi që të ruhet stabiliteti dhe institucionet të jenë të gatshme për të vijuar bisedimet. Kos tha se për t’u futur në BE duhet të vijojnë bisedimet me Serbinë.
Kos vuri 2 kushte, 2 çështje që i preku dhe dolën kushtet e BE-së. E para Kosova duhet të ketë stabilitet politik dhe normalizim të marrëveshjeve me Serbinë. Pa arritjen e një marrëveshjeje Kosovë-Serbi palët e kanë të vështirë të integrohet në BE.



